EmailFacebookKontakt

Gramsh – Liturgjia e parë Hyjnore në Kishën e re “Metamorfoza e Shpëtimtarit”

Gramsh – Liturgjia

e parë Hyjnore në Kishën
e re “Metamorfoza

e Shpëtimtarit”

Më dt. 6 gusht 2005, kur Kisha Orthodhokse kremton Metamorfozën (Shndërrimin) e Shpëtimtarit, pikërisht 1 vit pas shenjtërimit të Katedrales së Korçës, Kryebariu i Kishës sonë, Fortlumturia e Tij Anastasi, u gjend në qytetin e thellë malor të Gramshit, në kishën e re.

Kjo kishë është ndërtuar në një pozicion mjaft të përshtatshëm dhe të bukur. Një ballkon në anën e djathtë të saj bie mbi brigjet e lumit Devoll dhe është përballë malit Tomorr. Kur del atje të duket, se ndërkohë që meshon këtu, në këtë kishë, dëgjon edhe lutjet e besimtarëve të tjerë, të cilët meshojnë në kishat e shumta, të hershme të malit Tomorr, deri mbrapa tij, në Berat dhe me besimtarët e Devollit.

“Zoti me ju!” ishte përshëndetja e parë e Kryepiskopit Anastas me besimtarët, të cilët kishin dalë për ta pritur me respekt kryebariun tonë. Ishte Liturgjia e parë që celebrohej pas disa dekadash. Kishin dalë për ta pritur së bashku me besimtarët edhe personalitete të Gramshit. Në kishë besimtarë të shumtë të të gjitha moshave në pritje për të marrë pjesë në Liturgjinë e parë Hyjnore. Përpara saj, Kryepiskopi Anastas iu drejtua të pranishmëve: “Le të lavdërojmë Zotin që sot në Gramsh jo vetëm që është një tempull, por është një tempull shumë i bukur… Ndoshta ju nuk e dini por, që të ndërtohej kjo kishë u deshën 50 milion lekë… Dhe jam i sigurt që me përpjekjet tuaja do të ketë një zhvillim të vazhdueshëm të Kishës Orthodhokse këtu…”

Besimtarët gramshiotë nuk ishin mësuar me shërbesë të rregullt prandaj Kryepiskopi Anastas i dhuroi nga një libër të shërbesës, në fillim të rinjve e më pas të gjithë të tjerëve.

“… Ndonjëherë nuk nevojitet të themi lutje shumë të mëdha, – u tha Kryepiskopi Anastas të pranishmëve. Qoftë edhe “Mëshiro o Zot!” ose “Lavdi më ty o Krisht!” është lutje e thje- shtë, që na ndihmon në jetën tonë.

Të pranishmit në kishë kaluan kështu një metamorfozë personale, në ditën kur Kisha kujton Metamorfozën. Ndaj Kryepiskopi do t’u thotë të pranishmëve:

“…Kur kaq dekada ishin në mes dhe ne e kemi humbur kontaktin, Kungimin Hyjnor, kemi humbur njëkohësisht edhe traditën për pa- rapërgatitjen për kungimin, por dalëngadalë do ta gjejmë përsëri. Dhe përsëri duhet të lavdëroj-

më Perëndinë që sot pas kaq dekadash arrin dhe bëhet përsëri Liturgjia Hyjnore këtu…

…Lavdi Perëndisë që na denjësoi përsëri, të jemi të lirë dhe i lutemi që të na falë të gjithë- ve shëndet, progres dhe paqe shpirtërore dhe t’ia japë të gjithë qytetit të pasur bekimin e Tij. Kur të gjitha në këtë vend ishin të errëta ne në kishë thërrisnim: Ekziston shpresa! Ka shpresë për të gjithë…”.

Në fund të Liturgjisë Hyjnore Kryepiskopi Anastas iu drejtua përsëri besimtarëve:

Kisha Orthodhokse nuk është vetëm ndërte- sa. Kisha orthodhokse është një komunitet i gjallë, është një koshere, e cila formon një sho- qëri dashurie dhe një qytetërim shumë të rëndë- sishëm. Ju e shihni që etërit dhe paraardhësit tanë edhe në fshatra të thella siç është Grabova kanë ndërtuar kisha shumë të bukura dhe komunitete shumë të bukur.

Unë uroj që komuniteti orthodhoks i Gramshit, megjithëse është vonuar pak organizimi i tij nga një komunitet i fundit në kohë, të bëhet i pari…

Të kujtojmë edhe një herë festën e sotme. Ju e dini që për Kishën Orthodhokse festa e Metamorfozës është nga festat më të mëdha. Një mendim bazë është që Krishti nuk erdhi këtu thjesht si mësues, apo profet, që të na thotë disa gjëra dhe pastaj të ikë. Por erdhi që të shndërrojë, t’i ndërrojë fytyrën jetës sonë, të na shndërrojë në përputhje me ikonën dhe she-

mbullin e Tij. Në këtë momentin e Metamorfo- zës ai i tregon nxënësve të tij që nuk ishte vetëm një mësues, por biri i Perëndisë. Edhe vetë Perëndia i tha nxënësve: “Atë dëgjoni. Ky është biri im i dashur”. Të gjitha pra sa bëhen brenda Kishës Orthodhokse: Lutja, Mesha, Liturgjia, veprat e mira kanë si qëllim që të ndërrojnë jetën tonë, të na ngrenë në një nivel më të lartë, të na shndërrojnë nga lavdia në lavdi.

Ky është qëllimi i jetës së krishterë. Prandaj orthodhoksët nuk thonë asnjëherë mjaft! Arrita! Tani jam mirë. Por dimë që çdo ditë duhet të përpiqemi më shumë. Të gjithë mund të bëhemi pak më të mirë se sa jemi. Jo vetëm ne, por me Hirin dhe me fuqinë e Perëndisë. Pra, që të jemi anëtarë të Kishës Orthodhokse do të thotë të jemi në një lëvizje të vazhdueshme drejt meta- morfozës, nga një nivel tek tjetri. Në momentin që ne shndërrohemi ngremë lart të gjithë sho- qërinë që është rreth nesh. Ky është sekreti i madh i jetës së krishterë. Dhe Shqipërisë i ishte privuar për kaq 10-vjeçarë kjo fuqi e besimit të krishterë dhe prezenca e komunitete ve orthodhokse. Le ta fitojmë pra kohën që humbëm. Le ta organizojmë sa më shumë mundemi enorind tonë këtu në Gramsh. Do të merrem vesh me priftërinjtë që në mos çdo javë, të paktën çdo 2 javë të bëhet Liturgjia këtu. Gjithashtu rinia të mund të organizohet dhe të lidhet me enorinë tjetër të Shqipërisë. Unë jam i sigurt se Gramshi do të lulëzojë dhe do të bëhet një shembull enorie të mirë…

… Ju uroj me të gjithë zemrën time, të gjithëve të keni shumë shëndet dhe të përparoni çdo ditë e më shumë, që të njohim Krishtin, ta duam atë me gjithë zemrën tonë, dhe ta kthejmë jetën tonë e ta bëjmë në mënyrë të atillë që të jetë në përputhje me të gjitha urdhërimet dhe rregullat e Zotit, duke u shndërruar vazhdimisht në atë që jemi tek ajo ç’ka do Ai që të bëhemi. Edhe përsëri Zoti e mbush zemrën tuaj me praninë e tij.”

Julia Pjetri