Grabitet për të gjashtën herë
kisha e “Shën Thanasit”
në Bularat
Grabitet për të gjashtën herë kisha e “Shën Thanasit” në Bularat të Dropullit të Sipërm në Gjirokastër, një monument kulti nga më të veçantët në Luginën e Drinos. Kujdestari i kishës ishte personi i parë që konstatoi se kisha ishte grabitur dhe, sipas tij, autorët e vjedhjes kanë përdorur pothuajse të njëjtën mënyrë si në rastet e mëparshme për të kryer grabitjen e radhës. Është grabitur e shkatërruar ikonostasi 200-vjeçar, nga i cili janë marrë 27 ikona me vlera historike dhe shpirtërore. Kjo është një nga vjedhjet më të mëdha që i është bërë kësaj kishe.
Policia, e cila hetoi në vendin e ngjarjes, nuk ka mundur, si dhe herë të tjera, të zbulojë ngjar- jen dhe hipotezat e hedhura deri tani kanë re- zultuar të pabaza.