Me shumë shqetësim lexuam në gazetën “Panorama” të datës 22.10.2004, një artikull lidhur me godinën pranë kishës së Shën Marisë, në lagjen Kala të qytetit të Elbasanit, e cila është pronë e ligjshme e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kjo godinë është ndërtuar nga familjet e nderuara orthodhokse elbasanase për kishën dhe në funksion të saj. Por sot, N. Marku e politizon problemin, me qëllim që godina të tjetërsohet për biznese të ndyra, që i ka shumë për zemër banditi N. Marku. Në Shqipëri ka vetëm një kishë, e kjo është Kisha Autoqefale e Shqipërisë, me Kryepiskopin tonë Anastas. Kisha e zaptuar e Shën Marisë është pjesë çmuar e Kishës Autoqefale Shqiptare, që konkretisht mbahet me forcë nga banditi N. Marku. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe gjithë komuniteti orthodhoks kanë kohë që po kërkojnë pronat e ligjshme shekullore nga shteti shqiptar dhe në vazhdën e saj është edhe godina pranë Shën Marisë në Elbasan, e cila patjetër do t’i jepet Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si pronë legjitime, e cila do të shërbejë për nevojat e Kishës Autoqefale Shqiptare për dioqezën e Elbasanit. Kisha Autoqefale e Shqipërisë, e udhëhequr me shumë largpamësi nga Kryepiskopi Anastas, ka bashkuar gjithë orthodhoksët e Shqipërisë edhe orthodhoksët e etnive të tjera rreth një Kishe Apostolike Shqiptare. Kisha Autoqefale e Shqipërisë po përjeton Ringjalljen e madhe, duke dhënë një kontribut të madh edhe në integrimin në BE. Kisha Orthodhokse e Shqipërisë e udhëhequr nga Anastasi, me një dashuri të pakufijshme për komunitetin tonë e gjithë shqiptarët është bërë një faktor i madh stabiliteti, vëllazërimi midis gjithë shqiptarëve dhe gëzon një respekt të jashtëzakonshëm jo vetëm në qytetërimin evropian, por edhe në botën arabe e në qytetërimin islam në botë. Jo më kot, Kryepiskopi i Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi është zgjedhur edhe nënkryetar i Komitetit Evropian të Kishave dhe në shumë organizma të tjera, çka ngre lart vlerat e demokracisë shqiptare. Anastasi ynë, ky gjigant i krishterimit botëror, është një dhuratë shumë e vyer për orthodhoksët shqiptarë. E themi me plot gojën se: Pa Kryepiskopin Anastas, orthodhoksia shqiptare do të ishte e mjeruar, e varfër shpirtërisht dhe moralisht, çka do të ishte pre e atyre që se kanë dashur kurrë kishën tonë, duke realizuar qëllimet e shkatërrimit total. Pa ringjalljen e madhe të orthodhoksisë shqiptare edhe demokracia e brishtë shqiptare do të kishte pësuar disfatë akoma më të madhe. Banditi Nikolla Marku, këtyre forcave të errësirës iu shërben. Bashkimi Evropian e autoritete të larta evropiane e botërore e çmojnë shumë dhe respektojnë shumë figurën e Anastasit, veprën e Tij në procesin integrues të shqiptarëve drejt Evropës. Nikolla Marku me një grumbull banditësh në një moment shumë të vështirë e të herët të tranzicionit, i ndihmuar nga klane ekstreme dhe antiorthodhokse e antikombëtare brenda e jashtë vendit rrethon e pushton Shën Marinë në lagjen Kala të Elbasanit.
Tomi Piluri (Pneumolog)
Pandeli Napuçe (Matematicien)
Niko Face (Pedagog kimist)
Vangjush Simaku (Pedagog letërsie)
Silvana Helmësi (Pediatre)
Nesti Tërova (Agronom)
Grigor Mulla (Matematicien)
Dhimitraq Kaçadani (Matematicien)
Kostaq Kanari (Kimist)
Zmarogda Fundo (Radiologe Pneumonic)
Viktor Mara (Kimist)
Maksi Lubonja (Doktor)
Magdalena Bello (Stomatologe)
Vaskë Stasa (Agronom)
Ilia Skëndi (Kardiolog)
Vasilika Gëdeshi (Mjeke)
Jovan Zisi (Ekonomist)
Dhimitraq Zavalani (Ish-ushtarak i persekutuar)
Vaskë Kolaci (Muzikant)