GLOBALIZMI DHE ORTHODHOKSIA
Studime të preokupimit orthodhoks nga Anastas Janullatos
Tonin Gjuraj,
Universiteti i Shkodrës
“Luigj Gurakuqi”
Ishte viti 1996, kur Samuel P. Huntington boton librin e tij “Për- plasja e Qytetërimeve dhe Ribërja e Rendit Botëror”. Ky libër sa inte- resant, aq dhe i “frikshëm”, gje- neroi shumë diskutime dhe ngriti pyetjen nëse konfliktet midis qyte- tërimeve do të dominonin të ardh- men e politikës botërore. Autori do të përgjigjej jo vetëm se si përpla- sjet ndërmjet qytetërimeve janë kërcënimi më i madh ndaj paqes botërore, por edhe si një rend botë- ror i mbështetur në qytetërime ësh- të siguria më e madhe kundër kësaj lufte.
Dhe pikërisht disa vite më vo- në, më 2004, vjen në skenë në duart e lexuesve të interesuar një libër tjetër, shumë i dobishëm, “Globalizmi dhe Orthodhoksia” i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos. Në vend të rendit botëror, në fjalët e autorit vjen “bashkësia mbarëbotërore ” (fq.23), si një ngjarje në zhvillim, si proces ku fetë kanë detyrimin që kanë lidhur me formimin e kësaj bash- kësie. “Në globin tonë tokësor, – thekson autori, – ekziston një poli- foni fetare” (fq.24). Më tej, sipas autorit, “kërkimet në fushën e stu- dimit të feve tregojnë se asnjë fe nuk ka arritur deri më sot t’i mpo- shtëfetë e tjera dhe të mbizotërojë plotësisht në mbarë botën’ (fq.24).
Kjo është pikëpamja orthodho- kse e problemit, që paraprin kua- drin e problemit dhe pjesët në vijim. Libri ka shtatë pjesë, ku, në këndvështrimin tonë, veçohen
traj timet mbi: “Orthodhoksinë dhe të drejtat e njeriut”, “Dialogu me Islamin”, “Kuptimi teologjik i feve të tjera” dhe “Globalizimi dhe bioma fetare”.
…Në analizën e tij për të kalua- rën e feve (fq. 25-32), Anastasi, jo vetëm priret të jetë i paanshëm, ndoshta duke ruajtur pozicionin e tij si një lider shpirtëror i respek- tueshëm, por shfaqet një analist i zoti, sociolog i kujdesshëm dhe padyshim historian i një rangu të lartë. Fetë për autorin kanë qenë faktorë uniteti, por edhe përçarjeje, faktorë lirie, por edhe frenimi të
lirive njerëzore. Faktorët shekullo- rë, rreziqet dhe shtrembërimet e çuditshme të qytetërimit modern nuk mungojnë në analizën e profesorit të nderuar. Megjithatë vizioni dhe përpjekja e krishterë është rruga drejt një shoqërie dashurie, pasi “bashkësia mbarë- botërore”, sipas Anastasit, sjell dyshimin nëse do të formojë një ideal, martirizim të ri, apo kërcë- nim të ri. “Edhe nëpër çmendina njerëzit rrojnë së bashku – shprehet autori, – por këtë bashkim të tyre e krijon kryesisht vendi, afrimiteti
dhe çmenduria e tyre ”, (fq. 30/31). Pra, mungon dashuria, aq e lak- mueshme për rendin e sotëm të ri botëror, që mund ta kultivojnë fetë e ndryshme, ndoshta më shumë sesa institucionet e tjera social- politike dhe ekonomike.
Qyteti ku ne jetojmë është një qytet tipik shumëfetar. Në këtë kontekst, libri “Globalizmi dhe Orthodhoksia”, tezat e tij, vlejnë shumë, sepse autori parashtron de- tyrën e përbashkët të feve (fq. 63). Bashkëpunimi i popujve nuk duhet të ndërpritet nga divergjencat ekzi- stuese të njerëzimit lidhur me pikë-
pamjen e të kuptuarit të historisë dhe të qëllimit të njerëzimit, pasi “ne pikëllohemi, vdesim, qajmë, qeshim, dëshpërohemi shpresojmë, së bashku”. (fq. 64). Autori e për- forcon këtë argument kur thotë: “Nuk justifikohemi po të injorojmë pikat e përbashkëta dhe të tre- gohemi indiferentë për qëndrimin efeve, për sigurinë se ekziston një përvojë dhe një mundësi e ‘për- mbibotshme’” (po aty).
Autori i kushton një vëmendje shumë të madhe raportit të kishës me të drejtat e njeriut, veçanërisht
dy shekujt e fundit. Ai nënvizon vizionin orthodhoks, sipas të cilit, “për të përkrahur të drejtat e njeriut, Kisha Orthodhokse, përveç doktrinës, disponon edhe një për- vojë të thellë besimi dhe jete litur- gjike, me të cilën është në gjendje t’ifrymëzojëanëtarëte saj, t’indih- mojëpërt’u ripozicionuar dhepër t’upenduar, t’i bëjëatafaktorëdrej- tësie, paqeje dhe dashurie ” (fq. 97).
…Një kapitull domethënës është ai i dialogut bizantino-islamik, në tri fazat e tij (fq. 148-176). Prof. Dr. Anastasi ruan dukshëm dialogun dhe respektin për fetë e tjera kur thotë se “njeriu që ka një besim tjetër, nuk e humbet kurrë cilësinë e tij bazë, qytetarinë e tij shpirtëro- re” (fq. 176). Dialogu ndërfetar tingëllon shumë aktual në ditët tona, ku konfliktet e ndryshme të dekadave të fundit kanë marrë, jo rrallë, edhe ngjyrime fetare. Res- pekti ndaj personalitetit dhe lirisë së bashkëbiseduesve në dialog për- bën një bazament të fuqishëm për ndërtimin dhe konsolidimin e dialogut ndërfetar, brenda vetë feve dhe mes tyre.
Më tej autori tregon një interes shumë të madh ndaj feve të tjera (kapitulli V), kuptimit teologjik të tyre. Ai paraqitet një njohës i shkël- qyer i tyre.
Në përfundim, Prof. Dr. Anastasi përcakton faktorët e globalizimit në kohën e sotme: zhvillimet tek- nologjike, evidentimi i kapitaliz- mit si zgjidhje e vetme alternative, veprimet dhe vendimet e shteteve të mëdha, si planifikime politike të atyre që ekonomikisht janë të fuqishëm. Autori konstaton se globalizimi nuk është vetëm një (vijon nëfaqen 72)
(vijon ngafaqja 6)
proces ekonomik, por ai është imponim i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i një sistemi mendimi, që injoron apo dhe shkatërron ve- çoritë e popujve dhe njerëzve të veçantë, dhe mënjanon ose prish vlerat, siç janë miqësia, ndersh- mëria dhe vetëpërmbajtja, duke paraqitur një model konsumi me synime për fitime të vazhdueshme, nën ndikimin e të cilit shpesh shkatërron marrëdhëniet njerëzore (fq. 264). Nëse një argument i tillë
| i autorit qëndron edhe për vende | të tilla si Shqipëria me një tran- | zicion të tejzgjatur, por edhe me | aspiratën e palëkundur për inte- | grim, kjo mbetet për t’u debatuar | më tej. Në këtë kontekst, leximi i | këtij libri të jep kënaqësi dhe të bën 1 të mendosh shumë, të intrigon, por | edhe të përfshin në diskutimin e | çështjeve delikate të rolit të feve, | ndikimit të tyre social në kohën e | sotme, kuptimit dhe rolit të globa- I lizimit dhe procesit të integrimit të I Shqipërisë, si një vend shumëfetar.