^ (^A-A^A)
Më 16 janar u mbushën 3 vjet qe
ndërpreu rrugëtimin në botën tonë z.
Dhimitër Beduli, Sekretar i Këshillit të
i^ërgjithshëm Kishtar të Kishës sonë.
. Me këtë rast, të dielën 17janar, në Kate-
dralen e Ungjillëzimit në Tiranë, Fort-
lumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas,
drejtoi shërbesën përkujtimore dhe foli
për figurën dhe rolin e vecantë të tij në
ringjalljen e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë.
Z. Beduli ishte një njeri i talentuar.
Perëndia i kishte dhuruar shumë hire.
Por, edhe ai i kishte kultivuar ato, si
shërbëtor i Saj. Z. Dimitër dallohej për
jetën shpirtërore dhe për njohuritë e
shumta. Ndaj u bë që në fillim faktor i
çmuar për Kishën në ringritjen e saj nga
gërmadhat, duke qenë edhe teologu i
vetëm që i mbijetoi persekutimit të
besimit.
Z. Beduli punoi me entuziazmin e
forcën që i jepte besimi i thellë, me-
gjithë gjendjen jo të mirë shëndetësore,
kudo ku lindi nevoja: në Seminarin
Teologjik, në administratë, në botimet
e gazetën ‘Ngjallja”, në përfaqësimin
dinjitoz të Kishës sonë jashtë vendit,
me.predikimet e tij etj.
Do të ‘donim të veçonim imazhin e
veçantë që la ai tek ata që ishin mësuar
ta shihnin çdo të dielë të këndonte në
Kishë. Z. Dhimitër psalte me entuzi-
azëm, duke i përjetuar kuptimet e
himneve, duke ndihmuar kështu të
pranishmit që t’i kuptonin ato. Nuk
mund të harrohet, se me sa shpirt dhe
ndjenjë e këndonte Apostullin. Ndaj,
besojmë, se edhe tani ai vazhdon t’i psa-
lë Perëndisë së bashku me engjëjt.
– U përkujtua 3-vjetori i fjetjes së Z. Dhimitër Beduli –