Gjirokastër
Shprehje e kujdesit të veçantë për brezin e ri
– Një shkollë e re profesionale ka hapur dyert në Mesopotam ndërsa dega e Institutit të Formimit Profesional
është vendosur në një godinë bashkëkohore –
Edhe ky vit i ri shkollor filloi me kushte më të mira në institucionet e ndryshme arsimore që janë themeluar nga Kisha jonë Ortho- dhokse, me nismën, përkujdesjen dhe financimin e Kryepiskopit Anastas. Kjo vlen edhe për institucionet në Mitropolinë e Shenjtë të Gjirokastrës. Dhe nuk janë të pakta.
Ato janë shprehje të kujdesit të veçantë të Kryebariut tonë për të zbatuar ide sa më progresiste për arsimimin dhe përgatitjen e brezit të ri të vendit, me standarde sa më bashkëkohore. Nisma të tilla në sektorin e arsimit e kanë bërë Ki- shën Orthodhokse faktor zhvillimi dhe përparimi për gjithë vendin.
Kështu, për të tetin vit radhazi hapi dyert Shkolla e Mesme Kish- tare “Kryqi i Nderuar”, një prani e bekuar e Kishës sonë për të ndih- muar të rinjtë orthodhoksë, në
mënyrë që në të ardhmen të bëhen kuadro të denjë të Kishës sonë. Në kushte edhe më të përmirësuara nga pikëpamja e godinave dhe infrastrukturës së mësimdhënies, plot 65 nxënës nga të gjitha mitro- politë e Kishës sonë, të gjithë me bursë të dhënë nga Kryepiskopi, fillojnë edhe një vit përpjekjesh për arsim, por edhe për beteja shpirtë- rore.
Shkolla “Kryqi i Nderuar” në gjithë ecurinë e saj tetëvjeçare dëshmon dhe justifikon sakrificën për ta krijuar dhe mirëfunksionu- ar. Dhjetëra të rinjve nga zona të thella, u jepet mundësia e arsimimit në standarde të avancuara, por edhe njëherësh u krijohet përvoja e jetës së përbashkët kristiane, një përvojë që do t’u jetë shumë e do- bishme në ecurinë e jetës së tyre. Rezultatet e nxënësve që kanë për- funduar mësimet këtu, pasi shu-
mica e tyre dërrmuese ndodhen në universitete brenda dhe jashtë vendit (lidhur gjithmonë me faktin se kudo që ndodhen ata nuk kanë shkëputur kontaktin me aktivitetin shpirtëror dhe kishtar), tregon se shkolla ndodhet në rrugë të mbarë. Lutjet jo vetëm të nxënësve, kolek- tivit mësimdhënës dhe ndihmës, por edhe të dhjetëra familjeve që kanë fëmijët e tyre atje, përbëjnë mbësh- tetje thelbësore për të ecur edhe më tej.
Sivjet, me masat e reja të marra nga Kisha dhe drejtoria e shkollës synohet, në veçanti në organizimin më të mirë të aktivitetit jashtëmësi- mor të nxënësve, në mënyrë që kjo të përdoret akoma më mirë për af- tësimin e tyre dhe afirmimin e shkollës si një faktor i rëndësishëm social në mbarë trevën në të cilën zhvillon veprimtarinë.
Mbi 150 vogëlushë do të ndjekin
këtë vit përkujdesjet ditore që ka krijuar Kisha jonë në qytetet e Mi- tropolisë së Gjirokastrës. Konkre- tisht, filluan kopshtet në Përmet, në të dyja qendrat e qytetit të Gjiroka- strës, si edhe në Sarandë. Ndërkaq këtë vit shkollor filloi përpjekja edhe për një kopsht fëmijësh në fshatin Dervician. Kjo si një kontribut i ve- çantë i Kishës sonë përt’iu përgji- gjur problemeve të fëmijëve nëpër fshatra ku jeton kryesisht komuni- teti etnik grek. Si rrjedhojë e mu- ngesës së numrit të nevojshëm të fëmijëve në shumë nga këto fshatra janë mbyllur kopshtet publike. Kë- shtu me këtë nismë të Kishës Orthodhokse mbi 20 fëmijëve, që do të ishin të privuar nga e drejta për arsim parashkollor, u krijohet kjo mundësi. Përbën edhe kjo një kontribut të Kishës sonë në zbutjen e
(vijon në faqen 4)
(vijon nga faqja 3) problemeve sociale.
50 nxënëse të reja edhe këtë vit shkollor janë pritur në Konviktin Orthodhoks të Vajzave, që për vitin e gja- shtë funksionon në fshatin Bularat. Nxënëset, bursiste të Kryepiskopit, vazhdojnë mësimet në shkollën e me- sme publike në këtë fshat duke i dhënë një motiv më shumë ekzistencës dhe mi- rëfunksionimit të saj. Pri- vilegj përbën për të gjitha të rejat qëndrimi në këtë konvikt, jo thjesht si një mu- ndësi për ndjekjen e mësi- meve, por edhe për faktin se në konvikt janë përfitu- ese të një seri njohurish që marrin, jetës kristiane që përbën bekim të veçantë, dhe mundësive të tjera. Në konvikt kanë mundësinë të mësojnë gjuhë të huaja, ko- mpjuter, jetë kristiane. Bëj- në ekskursione në vende të ndryshme, monumente kul- ture dhe natyrore. Ajo që është shumë e rëndësishme të theksohet është fakti që këtyre të rejave u jepet një mundësi unikale që gjith- çka që mësojnë e përfitojnë ta ndajnë me të tjerët: kjo në saje të kurseve të kateki- zmit dhe punës me fëmijët
e grupeve që vajzat krijojnë në fshatrat e zonës përreth.
Ndërkaq, Instituti i For- mimit Profesional, i cili prej katër vjetësh funksionon në Gjirokastër, këtë vit transfe- rohet në kompleksin ma- dhështor dhe bashkëkohor arsimor “Emaus”. Është një hap i rëndësishëm që do ta shndërrojë këtë institucion në një qendër që do ndikojë ndjeshëm në gjallërimin e veprimtarive arsimore e ku- Iturore përtej procesit rreptë- sisht mësimor. Godina mbi 3500 metra katrore është një kompleks që plotëson të gjitha kushtet për qëllimin të cilitdot’i shërbejë. Bëhetfjalë
për kompleksin arsimor më modern në të gjithë vendin.
Sivjet Instituti i Formimit Profesional ka për synim të vet edhe tri degë të reja me objekt direkt teknik: për in- stalime hidraulike, instalime elektrike dhe riparim auto- mjetesh.
Në sektorin e arsimit profesional sivjet Kishajonë ndërmori edhe një hap tjetër të guximshëm dhe të beku- ar njëherësh. Në fshatin Mesopotam të Sarandës u çel dhe filloi nga procesi më- simor shkolla e mesme pro- fesionale “Apostull Pavli”. Bëhet fjalë për një institucion tjetër në zinxhirin e
institucioneve të Fondacio- nit “Frymë Dashurie”.
Shkolla ka këtë vit katër degë: informatikë, instalime elektrike, instalime hidraulike dhe instalime frigoriferi- ke-kondicionimi. Janë regji- struar dhe ndjekin mësimet 58 nxënës nga zona e Sara- ndës, Delvinës dhe Gjiroka- strës. Bëhet fjalë për një kontribut të veçantë të Ki- shës Orthodhokse, ngaqë sistemi profesional përbën synimin e këtij dhjetëvje- çari në vendin tonë. Duke marrë parasysh faktin se në këtë shkollë kanë ardhur kryesisht nxënës me prirje teknike, por me nota të ulë-
ta, kjo ndërhyrje i merr këta nxënës dhe i integron me dinjitet në tregun e punës dhe në shoqëri.
Janë marrë të gjitha ma- sat për pedagogë të kualifi- kuar (kanë ardhur madje ndi- hmës me përvojë të gjatë në këtë fushë edhe nga Gre- qia), për laboratorë dhe transportin e nxënësve. Për- veç një kontributi për zhvi- llimin e arsimit, kjo ndërhyije ka për të luajtur rolin e saj edhe në zhvillimin e ekono- misë, ngaqë synimi është të nxjerrë profesionistë të për- gatitur me metodat bashkë- kohore, por edhe njerëz me ideale dhe ambicje progre- siste.
Nga një pikëpamje tjetër e gjithë kjo prani e Kishës Orthodhokse në sektorin e arsimit, veç të tjerash, ofron mundësi punësimi direkt dhe indirekt për dhjetëra ar- simtarë dhe personel ndih- mës, si dhe plotësim në të ardhurat për ata që japin mësim në sektorin publik. Kjo, në zona të periferisë, larg qyteteve të mëdha, përbën akoma më shumë një kontribut të guximshëm dhe frytet e përpjekjes janë më të pëlqyera.
O. Beci