EmailFacebookKontakt

Gjirokastër – Shkolla e mesme me rezultate shumë të larta

Më 29 qershor 2022, në sallën e aktiviteteve të shkollës së mesme “Fryma e Dashurisë”, në Gjirokastër, u zhvillua ceremonia e diplomimit të maturantëve të vitit shkollor 2021-2022.

Edhe këtë vit maturantët tanë shkëlqyen në provimet e Maturës Shtetërore. Vlen për t’u përmendur fakti që në provimin e gjuhës angleze u arrit mesatarja 9,83.

Këtyre nxënësve u urojmë suksese të mëtejshme dhe të ecin gjithmonë me “Frymën e Dashurisë”, për të përballuar sfidat e shumëllojshme që hapen përpara tyre!

Thodhor Qesko