EmailFacebookKontakt

Gjirokastër – Rreze shprese

Gjirokastër
Në të majtë: Godina e Shkollës dhe ajo e Mitropolisë. në të djathtë Kryepiskopi Anastas me nxënësve e mësuesve në ditën e parë të shkollës.
Me nisjen e vitit shkollor
1998-1999, një lajm i veçantë
dhe gëzueshëm për besimtarët
orthodhoksë, e veçanërisht për
rininë orthodhokse, ishte ai i
ceremonisë së bekimit dhe
përurimit në Gjirokastër të
Shkollës së Mesme Kishtare
“Kryqi i Nderuar” të Kishës Or­
thodhokse Autoqefale të Shqipë-
risë. Krijuesi dhe frymëzuesi i
saj ishte bariu ynë shpirtëror,
Kryepiskopi Anastas.
Dhjetëra nxënës, që me krite-
re u zgjodhën për të vazhduar
rrugën e tyre të dijes në të, pri-
ndërit e tyre, pedagogë, klerikë
dhe kuadro përgjegjës të zonës
kishin mbushur sallën e ceremo-
nive të shkollës në ditën e parë,
ku bekimin e bëri vetë Fortlumtu-
ria e Tij, Prof. Dr. Anastasi. Ishte
një ditë, 14 shtatori, kur vendi
ynë u trondit sërish nga dhuna
dhe kështu shkolla, edhe simbo-
likisht bëhej shprehëse e për-
pjekjeve të Komunitetit tonë
Orthodhoks, për të qenë faktor
shprese në mjedisin ku jetojnë.
Dhe, megjithëse u deshën shu-
më përpjekje nga ana e Kryepi-
skopit dhe strukturave të Kishës
për kapërcimin e vështirësive
burokratike që shoqëruan gjithë
vitin mësimor, ato nuk prekën
ecurinë e procesit mësimor.
Shkolla është e strehuar në
një godinë karakteristike Gjiro-
kastrite, që u ble nga Kryepisko­
Rreze shprese
– Shkolla e mesme kishtare “Kryqi i Nderuar” – 1 vit realitet i bukur –
Nr
pi dhe u rikonstruktua nga shër-
bimet teknike të Kishës, në krah
të zyrave të Mitropolisë së Gjiro-
kastrës. Në këtë vit shkollor,
paralelisht me klasën e parë
funksionuan edhe viti i dytë dhe
i tretë, me 56 nxënës gjithsej.
Ata qëndrojnë të gjithë në kon-
viktin e bukur (nga ky vit edhe
nxënësit gjirokastritë), të cilit
gjatë verës po i shtohen edhe
mjedise të tjera, për ta bërë sa
më funksional.
Drejtor i shkollës është mur-
gu, At Niqifor Mikrajananiti, i
cili ka një përvojë të gjatë në
fushën e arsimimit, për arsye se
për shumë vite ka qenë drejtor i
Akademisë së Malit të Shenjtë.
Ndërsa vitet e fundit ka pasur
kontakt edhe me shumë fëmijë
nga Shqipëria.
Njerëz që u lodhën dhe shu-
më të tjerë, që e konsiderojnë një
nevojë jetike pjesëmarrjen dhe
kontributin e Kishës sonë në
sektorët e ndjeshëm socialë, për
të paraprirë, sikundër ngaherë
ka ndodhur me orthodhoksët në
zhvillim dhe kulturë, ishin kaq
të emocionuar që arriti kjo orë e
bekuar. Shkolla mban emrin do-
methënës të “Kryqit të Nderu­
ar”, i cili sikundër tha Kryepi­
skopi në ditën e përurimit, është
simboli që na kujton jo vetëm
vuajtjen e Perëndinjeriut mbi
Kryq për shpëtimin tonë, por
edhe mesazhin e vazhdueshëm
të Ngjalljes, që vjen pas kryqit.
Paralelisht me mësimet e
kulturës klasike, të cilat e bara-
zojnë atë me të gjithë sistemin
tonë arsimor, duke i mundësuar
nxënësve vazhdimin e Univer­
sitetit, programi i Shkollës së
mesme të Kishës sonë përfshin
edhe një sërë lëndësh fakulta-
tive, për të pajisur nxënësit me
kulturën e domosdoshme për
besimin tonë orthodhoks. Në të,
gjithashtu përfshihen edhe
fusha të tilla të dijes njerëzore,
të cilat janë bërë të domosdo­
shme për programet e shkollave
të huaja bashkëkohore. Kështu,
në të jepen lëndë, si: Patrologji,
jetë shenjtorësh, Dhiatë e Re dhe
e Vjetër, himnografi, muzikë bi-
zantine, ikonografi, histori Ki-
she etj. Gjithashtu mësohet an-
glisht, greqishte e re dhe e yjetër,
kompjuter etj. Nxënësit kanë
bërë edhe shumë ekskursione në
vendet më të bukura të Mitro-
polisë, por edhe në Shën Vlash,
Ardenicë, Kolkondas.. .etj.
Në takimet që Kryepiskopi
ka patur me nxënësit dhe kolek-
tivin e mësimdhënies dha poro-
si, që secili të ndodhet në një ten­
sion të vazhdueshëm, në mënyrë
që rezultatet në mësime të
ngrihen vazhdimisht, dhe se, si
një falenderim, kushtet shembu-
llore që janë krijuar dhe nga dita
në ditë do të përmirësohen të
jenë një nxitje e vazhdueshme
për përmirësimin e procesit
mësimor, por edhe në ngritjen e
kulturës së përgjithshme. Nxë-
nësit duhet të japin shembullin
në jetën e përditshme, e cila ka
nevojë për më shumë dashuri
dhe shpirt sakrifice të gëzu-
eshme.
Ambicia e shkollës është që
të mos ngelet brenda katër mu-
reve, por në mënyrë të shumë-
fishtë të ndikojë dhe të ndihmojë
jo vetëm në veprën e Kishës sonë
në lëmin e katekizmit dhe të
edukimit, por edhe të shndërro-
het në një qendër, ku të rreza-
tohet kulturë për të gjithë rininë
e zonës.
Sidoqoftë, hapi që u hodh
është i një rëndësie të shumë-
fishtë për zgjerimin e kontributit
të Kryepiskopit Anastas në gje-
tjen e rrugëve të reja për nxitjen
e zhvillimit dhe të përparimit të
shoqërisë shqiptare. Në këtë
drejtim, përparësi për të ka
patur ngahera puna me rininë
dhe përgatitja e një brezi të ri
dinjitoz dhe të aftë për një
dëshmi serioze në shoqërinë
tonë. Dhe suksesin e këtij hapi
e dëshmojnë edhe kërkesat e
shumta për t’u pranuar në
shkollën tonë. Vetëm deri tani
ato e kanë kaluar numrin 60,
kur janë në dipozicion vetëm 20
vende, të cilat do të plotësohen
sipas një testimi të rreptë.
Korresp. i “Ngjalljes”