EmailFacebookKontakt

Gjirokastër – Liturgji Hyjnore në Kala

GeTIROKLA-STEI^^
LITURGJI HYJNORE NË KALA
Më 25 qershor, Liturgjia
Hyjnore në qytetin e Gjirokastrës
ishte tepër e veçantë. Ajo u krye nga
At Niqifori, At Theodhori, At
Nikodimi dhe At Dionisi, në kalanë
e lashtë të qytetit, në kishën e vogël
të Shën Dhimitrit. Në të kishte
dekada, e mbase shekuj që nuk ishte
celebruar. Ishin kodikët e qytetit ata
që zbuluan diçka nga e shkuara.
Por, ajo nuk ka qenë i vetmi objekt
Orthodhoks kulti aty. Në kala ka
qenë deri në shekullin e kaluar edhe
një Manastir kushtuar Shën Joan
Pararendësit. Gjithashtu, përme-
ndet edhe një kishë tjetër, por për të
nuk ka të dhëna.
Eshtë kjo një dëshmi tjetër, që na
vjen nga shekujt, për shpresëtarinë
orthodhokse, por edhe për faktin, se
si në gjithë kalatë e tjera edhe në
kalanë e Gjirokastrës kishat ishin
gjithmonë të pranishme, pavarësisht
nga stuhitë e shekujve.
Kulla e Sahatit e Kalasë së Gjirokastrës, nëpjesën e
poshtme të së cilës ndodhet Kisha e Shën Dhimitrit