Gjirokastër
Në Mitropolinë e Gjirokastrës kryqi u
hodh në disa zona. Mitropoliti, Hirësia e Tij
Dhimitri, kreu Liturgjinë Hyjnore në kishën
e Shën Harallambit, në qytetin e Sarandës.
Pastaj, klerikët e besimtarët u drejtuan për
nga bregu i Jonit, ku u bë edhe hedhja në
det e kryqit. Për ta kapur atë u hodhën në
det mjaft të rinj, nga qyteti dhe dioqeza.
Ai u kap nga Vasil Moçi, nga fshati Mursi.
Po në zonën e Sarandës, kryqi u hodh edhe
në liqenin e Butrintit.
Shumë besimtarë ishin të pranishëm në
shërbesë edhe në qytetin e Gjirokastrës.
Liturgjia Hyjnore u krye në kishën e Krye-
engjëjve, në Lagjen Varosh dhe që andej
besimtarët u drejtuan për nga ura mbi lumin
Drino, ku u hodh kryqi, i cili u kap nga një
12-vjeçar.