EmailFacebookKontakt

Gjirokastër – Festa të shumta në prag të të kremteve të fundvitit

GJIROKASTËR
Festa të shumta në prag
të të kremteve të fundvitit
Një atmosferë e theksuar Krishtlindjesh ishte karakteristikë për gjithë
këto ditë në institucionet arsimore dhe enoritë e Mitropolisë sonë të
Shenjtë. Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri, ishte i pranishëm
në shumë nga këto festime, për të përcjellë bekimin e Kishës sonë, të
dashurisë dhe interesit të saj për të rinjtë e Mitropolisë sonë. Me fjalët e
tij atërore ai i nxiti nxënësit të përjetojnë në zemrën e tyre këtë të kremte
të madhe të Krishtlindjeve, që dashuria dhe shpresa e Perëndisë të
rinovohet në shpirtin e tyre.
Përshtypjet më të mira sigurisht i lanë vogëlushët e përkujdesjeve
tona ditore, për të cilët me një dashuri të veçantë kujdeset Kisha jonë.
Në kopshtin e krijuar rishtazi në Dervician edukatoret kishin organizuar
me shumë kujdes festën e tyre. Shfaqja e pasur me këngë dhe reciteme
tregoi njëkohësisht edhe përparimin e fëmijëve, që përbën shpërblimin
më të mirë dhe kënaqësinë për mundin dhe sakrificën e më të mëdhenj ve.
Në fund Hirësia e Tij shpërndau dhurata.
Ceremoni të tilla festive të mbushura me gëzimin fëmijëror dhe
mesazhe shpirtërore për më të mëdhenjtë u organizuan gjithashtu edhe

në kopshtet e Përmetit dhe të Sarandës. Në Gjirokastër, me nismë të
edukatoreve, të dy kopshtet e qytetit organizuan festimin e tyre së bashku
me nxënësit e një shkolle fillore, që është në ambientet e kishës së
Kryeengjëjve.
Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Apostull Pavli” në Mesopo-
tam. organizuan festën e tyre në sallën e ceremonive të kishës së “Shën
Harallambit”, në Sarandë. Nga kjo veprimtari e thjeshtë, që me aq kujdes
e kishin përgatitur nxënësit me ndihmën e pedagogëve të tyre, u duk
qartë se në këtë institucion të ri të Kishës sonë nxënësit përgatiten jo
vetëm profesionalisht, por edhe shpirtërisht. Hirësia e Tij, Mitropoliti i
Gjirokastrës Dhimitri, e mbylli këtë festë me urime dhe porosi të dobishme
për ecurinë e jetës së tyre, të cilën duhet gjithmonë ta ndriçojë Foshnja
Hyjnore, i cili sot po lind.
Një festë të tillë organizuan para Krishtlindjeve edhe studentët e degës
së Institutit Profesional “Frymë Dashurie”, në Kompleksin e ri Arsimor
“Emmaus”, në Gjirokastër. Studentë dhe pedagogë iu gëzuan së bashku
me Hirësinë e Tij kësaj atmosfere që e kremtja e Lindjes së Krishtit
krijon në zemrën dhe shpirtin e secilit dhe në çfarëdo ambienti ose grupi
shoqëror.
Mbasditen e po të njëjtës ditë kishte festën e saj edhe Shkolla e
Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”. Në sallën e ceremonive u mblodhën
drejtuesit, pedagogët, nxënësit dhe të ftuar të tjerë. Kori i shkollës psali
himne të Lindjes së Krishtit. Më pas u vijua me meditime shpirtërore për
këtë ditë, u prezantuan skeçe dhe u recituan poezi. Drejtoria e Shkollës
shpërndau çmime për ata që u dalluan në çdo klasë. Në këtë atmosferë
të ngrohtë, Mitropoliti ynë – i cili për gjithë këto vite është marrë në
veçanti me përparimin e Shkollës së Mesme Kishtare, i ftoi nxënësit të
tregojnë më shumë kujdes dhe zell për përparimin e tyre shpirtëror, në
mënyrë që Krishti të lindë thelbësisht në zemrën dhe shpirtin e secilit.
Gjithashtu, kurset e katekizmit të zonës së Dropullit, në bashkëpunim
me nxënëset e Konviktit kishtar të vajzave, në Bularat, kishin organizuar
një shfaqje me rastin e Krishtlindjeve në qendrën kulturore të Dervicianit,
të dielën 17 dhjetor, në të cilën ishte i pranishëm edhe Hirësia e Tij

llu