Sipas gazetës “La Republica”, si gjest afrimi, për zbutjen e tensioneve ekzistuese mes kishave orthodhokse e katolike në Rusi e Ukrainë, Vatikani do t’i japë Kishës Orthodhokse Ruse një kishë në Romë. Kisha e Shën Vasilit, godinë e shek. XVII, ndodhet në mes të kryeqytetit Italian, ku deri tani ka enori të Patrikanave Ekumenike, Ruse e Rumune.