Me bekimin e Mitropolitit të Elbasanit, Imzot Andonit, javën e parë të marsit 2021, përfshiu fëmijë dhe të rinj të Mitropolisë së Elbasanit në nismën e radhës për mbjelljen e pemëve në kuadër të projektit “Kujdesem për Krijimin” të Fondacionit “Fryma e Dashurisë”.
Katekistët e Mitropolisë organizuan grupet e fëmijëve dhe të të rinjve dhe realizuan mbjelljen e 200 fidanëve selvi në kishat e:
1. Shën Dhimitrit, Shën Llazarit, Shën Marisë, Shtërmen 50 fidanë.
2. Metamorfozës në Gramsh, 30 fidanë.
3. Shën Athanasit në Elbasan, 30 fidanë.
4. Shën Gjergjit në Zavalinë, 20 fidanë.
5. Shën Martinit në Jeronisht, 20 fidanë.
6. Ngjitjes së Zotit tonë Jisu Krisht në Qiej në Gjinar, 30 fidanë.
7. Apostull Petros dhe Pavlit, në Peqin, 10 fidanë.
8. Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Mjesk, 10 fidanë.
Falenderojmë atë Rafael Rredhin, klerik në Libofshë të Fierit, i cili siguroi fidanët.
Armand Oga