Atë Vasili është prift dhe psikiatër për fë- mijë dhe adoleshentë në Athinë. Eshtë marrë me teologjinë dhe lidhjen e saj me shkencat psikologjike. Ka shkruar mjaft artikuj dhe libra, ku disa prej tyrej janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, rusisht, rumanisht etj. Po punon intensivisht që teologjia e Kishës sonë të marrë gjallëri në ditët e sotme dhe të dialogojë me rrymat ideore bashkëkohore në mënyrë që të flasë në zemrën e njeriut të sotëm të vuajtur.
– Keni 10 vjet që vini në Shqipëri. Çfarë ju ka bërë përshtypje?
– Në vendin tuaj vij që nga viti 2001, pas kërkesës së Kryepiskopit Anastas, të cilin pata nderin dhe gëzimin ta njoh që prej shumë vitesh. Doja të ofroja edhe unë sadopak në përpjekjen kaq të rëndësishme që kryhet nga ai dhe bashkëpu- nëtorët e tij në mënyrë që të lehtësohet Kisha Orthodhokse e Shqipërisë. Bëhet fjalë për një vepër ku të gjithë mrekullohemi, lavdërojmë Pe- rëndinë për këtë dhe lutemi për ecurinë e saj.
Vizita ime bëhet një herë në vit për një javë. Gjatë këtij afati kohor kam rastin të zhvilloj më- sime në të gjitha klasat e Akademisë Teologjike dhe të kem një takim me studentët në Tiranë. Për- shtypjet e mia janë shumë pozitive: gjej një besim të zjarrtë, dëshirë për të nxënë, zell dhe gatish- mëri. Ndërsa koha kalon, gjithnjë e më tepër
Intervistë me atë Vasilis Thermos –
punëtorë të Kishës i shtohen “Vreshtit” Hyjnor. Urojmë që frytet të jenë të shumta.
– Sipajtohen psikologjia me besimin? Në vendin tonë gjenden që të dyja në gjenezën e tyre.
– Në të kaluarën u kryen “beteja” të mëdha ndërmjet fesë dhe shkencës. Materializmi histo- rik, veçanërisht mendonte se me shkencën do të mundej përfundimisht feja. Sot e dimë se dësh- toi. Nuk mund të ndodhte ndryshe se shkenca dhe feja i përgjigjen jo të njëjtave pyetje për nje- riun dhe kështu nuk përplasen. Shkenca i për- gjigjet pyetjes “Si funksionon njeriu?”, ndërsa feja i përgjigjet pyetjes se pse u krijua dhe cili është qëllimi i tij.
Për sa i përket profesionit që unë i shërbej shkenca është ajo që ka fjalën e parë për funk- sionimet psikike dhe për sëmundjet psikike. Be- simi ynë është Ai që na informon se qëllimi i jetës sonë është shenjtërimi dhe bashkimi me Perëndinë. Në këtë mënyrë ne të krishterët pra- nojmë konkluzionet dhe metodat e shkencës, por njëkohësisht u bëjmë të ditur shkencëtarëve se është e pamundur që njeriu të plotësohet ve- tëm me dijen njerëzore.
Sëmundjet psikike ekskluzivisht nuk janë problem mjekësor. Ekzistojnë faktorë të shumtë që zënë vend në shkakun e sëmundjeve psikike (shoqërore, ndërpersonale, ekzistenciale, etj.).
Kështu pra, për t’i përballuar ato duhet një ba- shkëpunim i psikiatrisë me fushat e tjera.
P.sh., mënyra bashkëkohore e jetës mund të rëndojë psikologjikisht njeriun, kështu që du- hen më tepër modifikime sociale në mënyrë që të kemi një shoqëri që prodhon shëndet në vend të sëmundjes. Gjithashtu, boshllëku ekzistencial i njeriut, si edhe faji që nuk u përballua me pendim mund që të shkaktojnë çrregullime psikike. Për më tepër dhe faktorët shpirtërore ndikojnë në shëndetin psikik: nëse njeriu nuk ka lidhje me Perëndinë ose nëse ka lidhje të keqe, të sëmurë, mund që të pësojë probleme psikike. Nëse ka një lidhje të mirë dhe të shëndetshme me Perëndinë, domethënë lidhje dashurie, njeriu bëhet psikikisht i shëndetshëm.
Fakti se shkenca nuk është e gjithëfuqishme, nuk do të thotë se duhet ta refuzojmë. Duhet që ta ndihmojmë që ajo të shikojë kufijtë e saj, duke bërë të njohur anët pozitive të saj. Zgjidhja gje- ndet në atë që propozon Shën Vasili, në shek. IV: Të studiojmë se cilët nga të formuarit, intelek- tualët e botës thonë fjalë të drejta dhe vetëm ato të pranojmë. Vasili i Madh kishte studiuar të gji- tha shkencat dhe besonte shumë në mundësitë e mjekësisë, ndërsa njëkohësisht gjithmonë shihte dhe shtrirjen shpirtërore të gjërave. Gjithashtu, Shën Grigor Theologu, vlerësonte shumë shken-
(vijon në faqen 10)
(vijon nga faqja 9)
cën dhe logjikën e njeriut. Por gjith- monë tregonte se ka një realitet për- tej logjikës.
– Cili është ndryshimi i terapisë që ofrojnë Kisha dhe Psikiatria?
– Për të tjera gjëra destinohet psikiatria dhe për të tjera gjëra jeta shpirtërore e Kishës. Psikiatria interesohet për përballimin e simpto- mave dhe të terapisë së sëmundjes, ndërsa Kisha merret me shpërfyty- rimin shpirtëror dhe me shenjtëri- min. Rrugët e tyre janë të ndryshme, por meqë i shërbejnë vetë njeriut duhet të mësojnë të bashkëpunojnë.
Të gjithë kemi nevojë për terapi- në për pasionet tona, të cilën e ofron Kisha me misteret dhe ushtri- min (asketizmin) dhe lutjen. Është e mundur që disa prej nesh të duan për ndonjë kohë dhe terapitë që ofron shkenca, si ilaçet dhe psiko- terapinë.
– Çfarë kanë më shumë nevojë të rinjtë që të zhvillohen brenda një epoke teknologjike?
– Të rinjtë tanë sot, jo vetëm zhvillohen brenda kësaj epoke tek- nologjike, por jetojnë brenda sho-
qërisë së pamjes dhe shoqërisë së konsumit. Shoqëri e pamjes do të thotë skllavëri e shikimit tonë nga ikona me qëllim që të shërbehet një qëllim tjetër që është ai ekonomik. Tani të gjitha fushat e jetës shoqë- rore (politike, art, sport, argëtim, etj.) janë shërbëtorë të ekonomisë. Sho- qëri e konsumit do të thotë se bëhet përpjekje sistematike të besojmë se kemi nevoja jo të vërteta, artificiale në mënyrë që të konsumojmë sa më shumë të mundemi. Ky mbikonsum sjell varësitë nga tregjet, nga te- lekomunikacioni, nga lojërat e fatit, nga drogat, etj.
Kështu pra, duhet të zgjohemi nga letargjia tek e cila shijimi mund të na zhytë. Duhet që të krishterët të perceptojnë paralogjizmin në të cilin drejton teprimi i ikonës (pam- jes) dhe i konsumit. Kështu, do të ndihmojmë të gjithë shoqërinë të perceptojë absurden: se sa përparon pavarësia e jashtme e njeriut nga çdo lloj tiranie aq më shumë sajojmë mënyra të prangosim lirinë tonë psi- kike të brendshme dhe të bëhemi shërbëtorë të pasioneve tona. Der- dhim gjakun për lirinë dhe më pas e sakrifikojmë atë me dëshirën tonë!
– Si do të dalim nga kjo krizë?
– Sa nuk kufizohen të shohin si- përfaqen, kishin dalluar me kohë “të rejat” e këqija. Kriza botërore filloi si pështjellim moral dhe humbje vle- rash për të përfunduar tani në krizë ekonomike, siç ishte e natyrshme. Siç vumë re më lart qytetërimi perë- ndimor bashkëkohor vuan nga së- mundje shpirtërore serioze.
Këtu nevojitet kujdes. Shoqëritë që tani afër sapo filluan të zhvillo- hen rrezikojnë të mos dallojnë shka- qet shpirtërore të krizës. Mund të besojnë se në botën e pasur mbizo- tëron parajsa. Kështu mund të drejtohen në imitim të verbër të më- nyrës perëndimore të jetesës, diçka që do t’i gërryeje e do t’i shkatërrojë.
Përfundimisht, ekzistojnë dy më- nyra bazë për të humbur Perëndi- në: Ose ta mohosh Atë dhe ta për- ndjekësh, ose ta harrosh i zhytur brenda kënaqësisë, dëfrimeve dhe interesit. Që të dyja janë tragjike. Por Krishti që erdhi dhe pësoi për ne, nga dashuria e Tij, pret që të na dhu- rojë nga pasuria e Hyjnisë së Tij.
Intervistoi: Isidor Koti