…Jeta del nga varri. Kërcen në fre- skinë e saj më të kulluar. Pse të kemi frikë? Ç’ka se kish, qenë dimri. Lulet me nënqeshjen e tyre të ëmbël, me erën e tyre hyjnore, e shpuan përsëri tokën që t’u japin kurajë atyre që ndihen të lo- dhur, të japin premtime ndër të gjithë. Pse të rrimë të vrejtur si hipokritë? Do ta lëshonin vallë yjet dritën e tyre qiello- re përmbi ne, po të kishin të drejtë pesi- mistët? Kush është aq shpirtlig, aq mosmirënjohës, aq i ulët, aq i pazot, që të thotë se iu rëndua jeta? S’është fjala të jemi të lumtur a fatkeqë, të shëndoshë a të sëmurë, të rinj a pleq, të pasur a të varfër, por fjala është të kemi dashuri për jetën, besim në të, të jemi të gatshëm për të mirën.
Vetëm atëherë do të tregohemi të denjë të vetes sonë, të denjë të dashurisë
që tregoi Perëndia, i Cili për njeriun u bë njeri dhe derdhi gjakun e Tij të kulluar mbi Kryqin. Vetëm atëherë do ta ndiejmë gëzimin e Ngjalljes dhe ma- llëngjimin që na shkakton përshëndetja “Krishti u Ngjall!”
“Krishti u Ngjall!” është përshë- ndetja më e bukur që mund t’i drejtojmë njëri-tjetrit. Është trumbetimi më entu- ziast i jetës. Atyre që kemi në shtëpi, të sëmurëve, le t’u themi “Krishti u Ngjall!”. Atyre që na duan dhe atyre që na urre- jnë, le t’u themi “Krishti u Ngjall!”, “Krishti u Ngjall!” le t’u themi dhe të vdekurve tanë. Më në fund, “Krishti u Ngjall!” le t’i thotë gjithsecili prej nesh vetes së tij dhe të gjithë bashkë le të këndojmë “Krishti u Ngjall!”.