EmailFacebookKontakt

Gëzuar Krishtlindjet! – Urim dhe himne të Krishtlindjes

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe redaksia e gazetës ”Ngjallja” u uron

Gëzuar Krishtlindjet!

gjithë besimtarëve të krishterë të Shqipërisë

Përlëshorja e Krishtlindjes

Lindja jote, o Krisht Perëndia ynë, i lindi botës dritën e diturisë, se në ata që adhuronin yjet prej yllit mësoheshin që të falen Ty, diellit të drejtësisë dhe të të njohin si Lindjen që lartazi, o Zot lavdi në Ty!

Shkurtorja e Krishtlindjes, Ting. 3.

Virgjëresha lindi sot, të përmbiqenshimen Fjalë, edhe dheu i blaton të paaftuarit shpellën: Engjëjtë, me barinjtë po lavdërojnë; Maget pra, bashkë me yllin po udhëtojnë; se për ne Perëndia parajetës lind si djalë i ri.

Madhërimi

Lavdi në më të larta, çdo frymë le të thërrasë me gëzim, atij që lindi në Vithleem: se u shfaq mbi dhe paqen duke na dhuruar. Lindjes së tij hyjnore le t’i falemi.