EmailFacebookKontakt

Gëzuar Krishtlindjet 2000!

Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të jetë mbretërimi dhe do të quhet i Mrekullueshëm, Këshilltar, At i Përjetshëm, Princ i Paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e mbretërimit dhe paqes së tij. (Isaia 9:6-7)

Por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit, që të shpërblente ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë. Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të Tij në zemrat tuaja që thërret: “Aba! Atë!”. Prandaj, ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir je dhe trashëgimtar. (Galatianët 4:4-7)

Lindja jote, o Krisht Perëndi dhe Zot, i lindi botës dritën e dijes së hyjshme; se ata që adhuronin çdo yll në qiell, si sot prej yllit po mësoheshin, ty t’adhurojnë, Diellin e Drejtësisë dhe të të njohin si Lindjen që lartazi, o Zot lavdi më Ty! (Përlëshorja)

Ikonë e Krishtlindjes nga Manastiri i Shën Katerinës, në Sinai, vepër e shek. XIII