“Gëzohuni gjithmonë më Zotin”
– Kamping i rinisë orthodhokse të Korçës, në Voskopojë e Vithkuq –
Menjëherë pas punës kateki-
ste që anëtarët e grupit rinor të
Korçës kryen gjatë gjithë vitit
nëpër zonat rreth qytetit, filluan
përgatitjet për organizimin e 2
kampeve rinore. Ashtu si një vit
më parë edhe sivjet këto kampe
u zhvilluan në Voskopojë dhe në
majën e Malit të Shën Ilisë në
Vithkuq.
Me bekimin e Mitropolitit të
Korçës, Imzot Joanit kampi i va-
jzave filloi më 17 gusht.
Eshtë për t’u admiruar puna
e të rinjve të Korçës, veçanërisht
e dy organizatorëve dhe drejtue-
sve të kampit Joana Çutit dhe
Aleksandra Priftit. Në mbarë-
vajtjen e kampit ndihmesë të
veçantë dha bashkëpunimi me
kampin e Shën Joan Vladimirit,
ku u dërguan për kampistet në
Korçë materiale të shumta.
Përsëri edhe sivjet në majën
e malit të Shën Ilisë u vendosën
çadrat, ku banuan për dhjetë
ditë 30 vajza të grupmoshave të
ndryshme, nën drejtimin shpir-
tëror të At Viktor Ikonomit.
Tema e kampit ishte fjala e
Shën Pavlit “Gëzohuni gjithmo-
në më Zotin”. Programi i sivje-
tëm ishte mjaft i organizuar dhe
shumë i larmishëm. Shërbesat
kishtare, si ajo e Mëngjesit,
Paraklisi i Shën Marisë, Mbrë-
mësorja, Himni Akathist, pas-
darkë kryheshin çdo ditë në
mënyrë të rregullt.
Pjesë tjetër, ishin dhe medi-
timi, Kohë e qetë me Perëndinë,
që zgjaste 15 minuta, studimet
biblike, në të cilat u diskutuan
paravolitë e Jisuit, si Djali Pla-
ngprishës, Samaritani i Mirë,
Fariseu dhe Tagrambledhësi etj.
Orë të caktuar kishin në pro
gram edhe mësimi i këngëve
kishtare, katekizmi praktik, lo-
jërat e ndryshme. Një përmirë-
sim u duk edhe në punën e do-
rës, ku vajzat veç komboskinit
dhe qëndisjes mësuan të ngjyro-
sin edhe në xham. Kjo ndihmesë
u dha për kampin e Korçës nga
organizatorët e kësaj pune Na-
tthan e Linette Hoppe, të cilët
dërguan për vajzat kornizat dhe
bojërat, si dhe të gjitha materi-
alet e tjera të nevojshme. Çdo
mbrëmje vajzat mblidheshin
rreth zjarrit, ku tregonin për-
vojën e tyre në jetën e krishterë
si dhe paraqisnin skeçe e drama
të ndryshme zbavitëse.
Ekskursionet e shtuan edhe
më tepër larminë e programit.
Ato vizituan Kryqin e Nderuar,
Shën Nikollën dhe Shën Gje-
rgjin, në secilin nga këto vende
vajzat i drejtuan lutje Perëndisë.
Atje, në majë të Malit të Shën
Ilias nuk mungonin as vizito-
rët. Veç banorëve të Vithkuqit
sivjet i vizitoi një çift amerikan,
të cilët jetuan 3 ditë bashkë me
vajzat dhe dhanë një ndih-
më për programin e tyre. Vajzat
u larguan nga kampi më 27
gusht.
Falënderojmë gjithashtu,
studentet e Akademisë Teolo-
gjike Elena, Maria e Varvara,
për ndihmesën e tyre në pro
gramin shpirtëror të kampit.
Urojmë që kjo përvojë e fituar
nga pjesëmarrsit, të rritet çdo
vit e më shumë dhe të përhapet
kudo, në çdo grup rinor, që si në
Korçë dhe në vende të tjera të
organizohen kampe nga vetë
grupet rinore.
Ana Baba
Studente e Akademisë
Teologjike