Ditën e Pashkës Orthodhokse, 23 prill, udhëheqësi i Palestinezëve, Jaser Arafat, vizitoi Kishën Orthodhokse në Gazë dhe u bashkua me besimtarët e krishterë në Liturgjinë Hyjnore të Pashkës. Presidenti Arafat u përshëndet në kishë nga At George Asad, i cili i dha edhe vezën e Pashkës.
“Të gjithë ne duhet të ruajmë shenjtërinë e kësaj toke të shenjtë, që na është besuar… dhe po qe dëshirë Perëndie, do të festojmë Pashkën në Jerusalem vitin që vjen”,- tha Arafati, pas shërbesës. Arafati, gruaja e të cilit është palestineze orthodhokse, por vetë mysliman në besim, e ka bërë zakon të marrë pjesë në festimet e pakicës së Krishterë të Gazës, e cila, prej vitit të kaluar, si rezultat i procesit të paqes Izrael-OÇP, është nën kontrollin e autoriteteve palestineze.
Vitin e kaluar Arafati kishte shpallur se Krishtlindja do të jetë festë zyrtare në zonat e kontrolluara nga Palestinezët. Të Krishterët Orthodhoksë në Izrael, Jordani dhe territoret e vetqeverisura janë nën juridiksionin e Patrikanës Orthodhokse të Jerusalemit.