EmailFacebookKontakt

Gatime kreshmore

Qatime kreshmore
Picë me zarzavate
1/2 kg spinaq
1 lugë gjelle kopër
3/4 filxhan ullinj pa bërthamë
1 kokërr hudhër
3/4 filxhan vaj
Brumi i picës përgatitet në këtë mënyrë:
2 lugë gjelle maja, pluhur
1 filxhan ujë të vakur
1/2 lugë kafeje sheqer
3 1/2 filxhan plot me miell
3 lugë gjelle vaj
1 lugë kafeje kripë
Tresni majanë në ujë, shtoni sheqerin
dhe lëreni për 10 minuta. Në një tas të
madh hidhni 3 filxhanë miell dhe në mes
të miellit hidhni majanë e tretur, kripën
dhe vajin. Zereni brumin mirë, dhe në
qoftë se do akoma miell, hidhini, por
kujdes që të jetë pak i butë, pra jo i fortë.
Mbulojeni dhe lereni të vijë rreth 1 orë,
derisa masa të dyfishohet. Pastaj zereni
brumin përsëri dhe lereni të vijë për së
dyti. Pastaj zemë aq brumë sa të duam
ne dhe mund të shtojmë zarzavate për
picën sipas dëshirës.
– Lajmë spinaqin, koprën dhe i vemë të
zjejnë më ujë. Kur fillojnë dhe lëshohen,
i kullojmë dhe i lemë mënjanë. I presim
ullinjtë në copa të vogla. Pastaj në një
tenxhere hidhni 5 lugë vaj dhe shtoni
ullinjtë, hudhrat, koprën dhe trazojini
vazhdimisht.
Shtojmë spinaqin, kripë dhe piper dhe i
zjejmë për 8-10 minuta. Më pas përhapni
brumin në tepsinë e lyer dhe mbulojeni
me zarzavate të ndryshme. Vajin që u
mbetet hidhjani picës sipër dhe
menjëherë piqeni në furrë të nxehtë për
30 minuta.
Me këtë masë bëhen dy pica.
Kek kreshmor
3 1/2 filxhan çaji miell
1 lugë kafeje sodë
1 1/4 filxhan çaji sheqer
3/4 filxhan çaji vaj
1 1/2 filxhan çaji lëng portokalli
1/2 filxhan stafidhe
1/2 filxhan arra të prera trashë
Rrahim vajin me sheqer. Shtojmë
konjakun, lëngun e portokallit, miellin,
stafidhet, arrat, kanellën dhe lëvozhgë
portokalli. Zbrazim masën në tavën e lyer
me vaj dhe me miell dhe e pjekim për 45′
ose 1 orë.