EmailFacebookKontakt

Fyerje apo nënvleftësim?

– Manastiri i Ardenicës ende “pronë” e turistëve –

Ardenica ende nuk po kthehet. Megjithë vlerën shpirtërore që ka për besimtarët orthodhoksë; megjithë kërkesat e përsëritura të tyre, megjithë aprovimin e rrethit Lushnjë. Madje, veshi shurdhër bëhet edhe para thirrjes së Këshillit të Evropës për kthimin e pronave…

I mbyllur nga komunizmi që më pas e burgosi nën emërtimin “monument kulture”, edhe në demokraci manastiri nuk po e “fiton” dot lirinë e tij. Sërish nën emërtimin që i vuri regjimi enverist. Por, kjo s’e pengon ministrinë e Turizmit ta shfrytëzojë.

Qendra më e rëndësishme e besimit orthodhoks vazhdon të jetë ekskluzivitet i turistëve dhe i pijanecëve, që mund të dehen në mjediset e tij pa çarë kokën për ndjenjat e besimtarëve. Fyerje? Mbase më shumë. Dhe sinqerisht nuk do të donim ta konsideronim si një “trajtim të veçantë” të rezervuar për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Thoma Dhima

P.S. Duam t’u bëjmë një pyetje autoriteteve shtetërore: A do të kishte manastiri të njëjtin fat po t’i përkiste një komuniteti tjetër?