EmailFacebookKontakt

Fuqizim i grave në zonat rurale përmes ndërtimit të jetesës së shëndetshme dhe aktive

Fuqizim i grave në zonat rurale përmes ndërtimit të jetesës
së shëndetshme dhe aktive

Diakonia Agapes (zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë), është duke zbatuar për vitin e dytë projektin “Fuqizimi i grave”, me mbështetjen financia- re të Churches Helping Churches, Gjermani. Në qendër të tij është vendosur mirëqenia e grave dhe vajzave të Rrogozhinës dhe ko- munës Shushicë, Elbasan.

Përmes aktiviteteve të zhvillu- ara, më shumë se 200 gra dhe vaj- za u trajnuan dhe informuan për çështje të rëndësishme shëndetë- sore dhe sociale si kanceri i qafës së mitrës, kanceri i gjirit dhe dhuna në familje. Gjatë trajnimeve pjesë- marrëset u ndërgjegjësuan për rë- ndësinë e vet-ekzaminimit të gjirit si dhe për kryerjen e pap-testit, si dy nga mënyrat më të efektshme për parandalimin dhe zbulimin në faza të hershme të kancerit.

Ndërkohë, që qëllimi i trajnimit për dhunën në familje ishte se si të

formojmë shoqëri të shëndetshme
dhe si të edukojmë brezin e ri për
të drejtat e njeriut, si dhe respektin
për diversitetin dhe bashkëjetesën
paqësore.
Aspekti shëndetësor nuk për-
fundoi këtu pasi më shumë se 120
grave iu ofrua vizitë gjinekologjike,
si dhe 40 prej tyre iu mundësua
kryerja falas e paptestit. Gjithashtu,
rreth 40 pjesëtarë të personelit shë-
ndetësor u trajnuan mbi “Paranda-
limin e kancerit të gjirit” dhe u cer-
tifikuan nga Qendra Kombëtare e
Edukimit në Vazhdim. Ky aftësim i
personelit do të përmirësojë cilësinë
e shërbimeve të ofruara nga këto qe­
ndra shëndetësore për komunitetin.
Një element në fuqizimin e gra­
ve ishte edhe mbështetja e 55 prej
tyre për përmirësimin e aktivitetit
bujqësor dhe blegtoral në fermat e
tyre. Gjatë këtij procesi ato kon-
tribuuan financiarisht për blerjen e
fidanëve të ullinjve, arrave, vreshta-
ve, pjeshkëve, përmirësimin e ku-
shteve në serra dhe stalla, blerjen
e pompave motorike spërkatëse
dhe enëve përpunuese të qumë-
shtit, si dhe bagëtive të imëta.
Të gjitha aktivitetet kulmuan me
Forumin vjetor, i cili ofroi mundë-
sinë për pjesëmarrëset të shkëmbe-
nin informacionin e marrë gjatë pro-
jektit, të ndanin idetë e tyre mbi pro-
jektin, ndikimin e tij në jetët e tyre
dhe në zonë, aspektet pozitive si
dhe vështirësitë që dolën gjatë zba-
timit të tij. Të gjitha përfundimet e
nxjerra shërbyen si një pikënisje e
mirë mbi të cilën ka filluar zbatimi
i projektit për vitin 2013, me të tjera
gra dhe vajza, sërish në Rrogozhinë
dhe Shushicë të Elbasanit, për t’i
përfshirë e motivuar ato, duke iu for-
cuar vetëbesimin dhe duke shërby-
er si model për gra dhe vajza të tjera
të komuniteteve ku jetojnë.
Oltiana Thoma