EmailFacebookKontakt

Funksionojnë 17 kopshtet e Kishës sonë

Në 17 kopshtet e Kishës sonë ka filluar viti i ri i përkujdesjes ditore për fëmijët e moshave 3-6 vjeç. Këto kopshte ndodhen në të gjitha dioqezat dhe ofrojnë shër- bime cilësore, duke pranuar rreth 700 fëmijë. Ditën e parë, për ta nisur mbarë dhe me bekime vitin e ri 2010-2011, siç është bërë traditë, u krye Shërbesa e Ajazmës, e drej- tuar nga priftërinjtë e enorive dhe me pjesëmarrjen e prindërve. Në kopshtet që mbulon Kisha, fëmijët pranohen pa dallim feje dhe përka- tësie shoqërore, me parimin “i ba- rabartë midis të barabartëve”. Si- pas drejtoreshës znj. Nafsika Melo, shërbimi që u ofrohet fëmijëve ësh- të bashkëkohor, me ambiente mo-

derne dhe kushte cilësore edukimi, personel të kualifikuar dhe shërbim mjekësor të përhershëm. Secili prej tyre ka një kartelë personale mje- kësore dhe ofrohet çdo moment ku- tia e ndihmës së shpejtë në një am-

bient të pastër e të shëndetshëm. Risi për këtë vit ishte rikonstruksio- ni i kopshtit të Korçës, ndërsa famil- jet paguajnë një shumë minimale në raport me shërbimin që ofrohet dhe kujdesin e gjithanshëm, sepse

Kryepiskopi Anastas i kushton rë- ndësi edukimit të tyre dhe ndihmon gjithmonë financiarisht, si dhe kuj- deset shpirtërisht për ta. Personeli mësimdhënës i të gjitha kopshteve është me arsimin përkatës dhe i trajnuar në seminare që zhvillohen herë pas here nga lektorë të kuali- fikuar me temat përkatëse, si sho- qërore dhe profesionale. Në të gji- tha kopshtet, puna vijon normalisht dhe fëmijët janë të pajisur me libra e materiale vetjake. Ashtu si dhe në vitet e shkuara, kujdes i veçantë do t’i kushtohet edukimit, në mëny- rë që rezultatet e larta në punë të pasqyrohen kur ata shkojnë në shkollë dhe dalin me sukses.

Korresp. i “Ngjallja”