Mrekullite, si gjithnje, edhe tani, na prekin e na nxisin per nje jete te rilindur dhe te hijshme.
Edhe ikonat qe lotojne dhe leshojne erera te kendshme, vijne edhe sot te na gezojne. Tradita per ikonat eshte e vjeter dhe e provuar. Kjo tradite eshte pjese e pandare e lidhjeve te njeriut me Perendine.
Nga prifti i respektuar shqiptar At Ilia Ketri, famulltar i disa kishave shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, i cili sic jini ne dijeni, ka ardhur edhe ne Shqiperi vullnetarisht per te ndihmuar ne riorganizimin e Kishes sone Orthodhokse Autoqefale dhe per nje periudhe 3-mujore drejtoi Shkollen tone teologjike-ieratike ne Durres, mesuam se ne Kishen Shqiptare te Shen Kollit ne Cikago te SHBA eshte nje ikone e Shen Marise, ne te cilen ndodhi nje mrekulli: Shen Maria qe eshte pikturuar ne ate ikone, per afro 8 muaj rrjesht, ka leshuar lote.
Ja se si pershkruhet kjo mrekulli, ne nje liber qe eshte botuar me kete rast:
“Ne Cikago ka mjaft shqiptare orthodhokse, te organizuar ne nje komunitet. Per nevojat shpirterore, Komuniteti ngriti ne vitin 1961 nje Kishe te vogel, me emrin e Shen Kollit. Ikonostasin e Kishes e pikturoi Kosta Jusi nga Hllomoja e Pogonit. Prift u emerua At Filip Kufoi, i cili kishte mbaruar per teologji dhe arkeologji. Ne Ikonostas ishte pikturuar dhe ikona e Shen Marise me Krishtin foshnje ne preher.
Diten e Shen Kollit, pra, me 6 dhjetor te vitit 1986, dy gra te vellazerise per te ndihmuar te varferit, qe kishin ardhur ne Kishe per t’u falur, vune re se ikona e Shen Marise po lotonte. Si u binden plotesisht per kete fenomen, lajmeruan menjehere priftin e enorise, At Filipin. Njekohesisht, kjo mrekulli u perhap me shpejtesi ne te gjithe Komunitetin. Orthodhokse e jo orthodhokse vinin me shumice per ta pare me syte e tyre. U vu ne dijeni per kete dhe Kryepiskopata ne Nju-Jork, e cila dergoi menjehere ne vend, protosingjelin, i cili e pa me syte e tij mrekullin. Me kthimin e tij ne Nju-Jork, Kryepiskopata Orthodhokse, leshoi kete njoftim:
‘Ikonat e Shenjta gjithnje zene nje vend te shquar ne jeten e Kishes se krishtere Orthodhokse. Dhe, si ikona e pare, – tradita na thote se eshte Peshqiri i Shenjte, me te cilin qe mbuluar fytyra e Krishtit gjate varrimit, ne te cilin ish mbetur e stamposur forma e saj.
Ne ikona pikturoheshin zakonisht Iisu Krishti dhe ngjarje nga jeta e Tij, ngjarje te ndryshme historike nga Shkrimi i Shenjte dhe nga shenjtoret. I krishteri Orthodhoks ikonat i nderon, por nuk i adhuron. Dallimi midis nderimit dhe adhurimit eshte patur gjithnje parasysh. Kete dallim e perforcoi dhe e vendosi Sinodi i Shtate Ekumenik, qe u mblodh me 787 pas Krishtit, duke percaktuar qarte rolin e ikonave te shenjta ne jeten kishtare, me mesimin se respekti dhe nderimi qe u behet ikonave, i referohen personit apo ngjarjes qe eshte pikturuar ne te dhe jo vete ikones.
Prandaj, kjo ngjarje duhet te konsiderohet si nje eveniment me rendesi, pasi, ne prag te 1200-vjetorit te Sinodit te Shtate Ekumenik, ikona e Shen Marise ne nje Kishe, qe i perket familjes se madhe te Krishterimit Orthodhoks, te Kishes Shqiptare, filloi te derdhe lote, si perurim te festimit te ketij pervjetori.
Konkretisht, ikona e Shen Marise, qe gjendet ne ikonostasin e Kishes se Shen Kollit ne Cikago, filloi te leshoje lote para tete ditesh. Pikat e loteve duken ne syte e ne duart e Shen Marise. Ky fenomen i pakuptueshem vazhdon, dhe pikat e loteve dalengadale lagin dyshemene, ku eshte vendosur pambuk, qe mbledh lengun. Kisha qendron e hapur deri naten vone, qe t’u jepet mundesia besimtareve qe vijne me shumice, te nderojne kete ikone cudibererese. Perdite behen paraklise.
Duhet theksuar se fenomeni i ikonave lotuese nuk eshte dhe aq i rralle. Eshte megjithate i pakuptueshem per mendjen tone. Por, edhe shpjegimi logjik nuk eshte dhe aq i domosdoshem. Dhe as qe eshte nevoje per analiza shkencore. Besimtaret nuk pyesin si ndodh qe leshon lote Shen Maria. Ata pyesin: pse leshon lote? Dhe po vete pergjigjen qe ajo loton per te na zgjuar nga gjumi i materializmi qe na ka zene dhe per te na ftuar ne nje rilindje shpirteror, ne nje kontakt te ri me Krishtin.
Nga ana tjeter, Shen Maria qe leshon lote, eshte dhe nje prove e qarte se edhe sot, ne epoken e shkences, te teknologjise e te dijes, ka akoma jete shpirterore, ka shpresetari. Akoma ekziston misteri ne krijese, mister i cili merr rendesi te vecante keto dite, kur bota e krishtere pergatitet per te kremtuar Krishtlindjen….’
Ikona vazhdoi te leshoje lote qe nga 6 dhjetori i vitit 1986 deri nga mesi i korrikut te vitit 1987. Ajo u vizitua nga mbi 300 mije vete, midis te cileve edhe Patriku Ekumenik, i ndieri Dhimiter, si edhe Kryepiskopi i Kishes Orthodhokse ne Amerike, Imzot Jakovi, i cili kur shkoi ne Cikago per te pare vete Shen Marine qe leshonte lote e per te nderuar ikonen e saj te shenjte, ne sherbesat fetare qe beri, nder te tjera tha: “Erdha ketu qe te falem bashke me ju edhe per ju, jo per t’ju shpjeguar pse leshon lote Shen Maria… Bota sot perballon nje krize shpirterore. Ne qofte se keni ardhur ketu t’i luteni Shen Marise qe t’ju kete ndene mbrojtje, ne qofte se doni te rilindni shpirterisht, Shen Maria do t’u jape pergjigjen qe kerkoni. Mendoj se do te perfitoni shume nga ky fenomen, te cilin me mendje nuk mund t’a shpjegojme”.
Perleshorja e ikones loterrjedhese te Shen Marise:
Ikonen tende te hyjshme o Hyjlindese e paster
Ne qe e shohim duke lotuar, me deshiren tende
Himnojme hirin tend,
Dhe duke e nderuar, me shprese dhe deshire
Mbushemi me gezim e te therresim me besim
Gezohu o Hireplote, Zoti eshte me ty.
Shkurtorja:
Duke lotuar ikona jote, na nxit neue per pendim o vajze,
dhe per admirim te dashurise sate per ne.
Prandaj po perulemi me pendim te madh dhe te
therresim nga thellesite e zemres.
Falna pendim o e Paster, si mbrojtese e ndihmese e jona.
Madherimi:
Ne besimtaret pame te mahnitur,
Ikonen tende te nderuar duke lotuar o Vajze,
te cilen po e lusim dhe te therresim me bese,
ndihmona o Virgjeresha per te ndrequr jeten.
B.