EmailFacebookKontakt

Ftesë – Konferencë rinore

Ftesë

Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash, organizon në mjediset e saj një konferencë rinore, në dt. 9-11 maj 2003. Në këtë konferencë ftohen të marrin pjesë të gjithë të rinjtë orthodhoksë, që janë aktivistë në kishat e zonave të tyre dhe që ndjekin vitin e katërt të shkollës së mesme. Të ftuar janë gjithashtu edhe maturantët nga Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër. Programi që do t’ju ofrohet do të jetë i larmishëm me biseda, shërbesa dhe veprimtari argëtuese.

Të interesuarit janë të lutur të telefonojnë për regjistrim para datës 3 maj 2003, në numrin 0575 222 55.