Rreth vitit 330 pas Krishtit, Shën Makari i Egjiptit qëndroi në një skit. Pranë tij u mblodhën dalngadalë dhjetra e dhjetra murgj, të cilët dëgjonin udhëzimet dhe fjalët e tij. Shumë njerëz të thjeshtë nga Egjipti vinin tek shenjtori i Perëndisë për të pranuar frytet e dashurisë. Fama e tij ishte përhapur kudo. Një ditë, në këtë fshat murgjëror erdhën disa besimtarë për të parë ava Makarion. Ata i sollën edhe një shportë plot me rrush. I ndenjën pranë disa orë, dëgjuan porositë e tij të çmuara dhe të kënaqur shpirtërisht u nisën për në qytet. Ky rrush është për ty, ava,- i thanë, duke ikur. E dimë që rrushi të pëlqen shumë, prandaj të lutemi që t’i mbash.
Ava Makari i falenderoi vizitorët dhe i përcolli, duke buzëqeshur. Në mes të kasolles së varfer ishte një shportë plot me bistaqe rrushi. Dhuratë e rrallë, në një kohë kur vendi nuk kishte asgjë nga këto.
– Sigurisht, duhet të jenë shumë të ëmbla,- tha avai dhe bëri t’i provonte. Por, nga dritarja e kasolles pa asketët e tjerë dhe e ndjeu vehten faitor.
-Nuk është e drejtë që t’i mbaj unë, në kohën kur asnjë nga etërit nuk ka provuar asnjëherë rrushin. Do t’i çoj te ava Petro se është plak dhe do t’i pëlqejnë shumë, por është edhe një nga asketët më të vjetër.
-Ava, më sollën këta rrush dhe mendova se do të të pëlqejnë shumë. Do të doja që këto t’i mbaje,- i tha me mirësjellje ava Makari.
-Faleminderit, ava. Zoti të bekoftë,- dhe u largua.
Ava Makario mori rrugën për në kasollen e tij.
Ava Petro mori rrushin dhe bëri t’i provonte.
-Papritur mendoi – etërit e tjerë nuk kanë provuar fare. Unë e di se rrushi i pëlqen shumë edhe ava Isodhoros..
Pa u menduar shumë, mori shportën dhe ia çoi ava Isodhoros.
-Jerond, më sollën këta rrush. Të lutem mbaji. E di që janë shumë të mira dhe të pëlqejnë shumë,- i tha ava Petro, duke i dhuruar shportën me rrush. Zoti të bekoftë.
Ai u largua dhe dhuratën e mbajti. Por, as edhe avai i tretë nuk e mbajti rrushin e çuditshëm. Nuk është e drejtë t’i mbaj,- tha ava Isodhoros dhe i çoi tek tjetri, dhe ai tek një tjetër.
Deri ditën e fundit shporta me rrush kishte kaluar në të gjitha kasollet e varfra dhe asnjë nuk e kishte mbajtur, sepse mendonin se dikush tjetër do të kishte më shumë nevojë. Kur shporta arriti në qelinë e fundit, murgu mendoi.
Këta rrush është gjynah t’i mbaj unë. Këta pëlqehen shumë nga ava Makar, – dhe murgu mori rrugën për në qelinë e atij.
-Ava, më fal. E di që rrushi të pëlqen, prandaj, të lutem mbaje.
Atëhere, ava Makari e shikon shportën të paprekur, ashtu siç e kishte marrë që ditën e parë dhe tha:
-Lavdi Zotit, që Skiti ka murgj që dallohen për dashuri dhe dhimbshuri.
Në atë kohë, disa murgj kishin ardhur nga larg që të merrnin uratën e jerondit. Ai me buzë në gaz u tha:
-Hani djemtë e mi nga rrushi i dashurisë, që është më i ëmbli i botës,- dhe u tregoi gjithë historinë.