Me bekimin dhe mbështetjen e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, kopshtet e Kishës po fun- ksionojnë mjaft mirë edhe për vitin shkollor 2011-2012. Regjistrimet e bëra në shtator sollën në to fëmijë të moshave 3-5 vjeç, duke shënuar edhe këtë vit një numër të lartë kër- kesash për frekuentim. Ndër qytetet me numrin më të madh të fëmijëve të regjistruar u renditën Lushnja me 80 fëmijë, Durrësi dhe Korça me 65 dhe Shkodra me 55. Këtu veçojmë vitin e tretë të punës në një kopsht të ri si ai i qytetit të Cërrikut, i cili ka 36 fëmijë të regjistruar. Në total, në Kryepiskopatën e Tiranës dhe Mi- tropolitë e Beratit dhe Korçës kemi 540 fëmijë në 11 kopshte. Në kop- shtin e kryeqytetit u vazhdua sipas kërkesave e nevojave të prindërve me dy sisteme, me dhe pa drekë.
Familjet e fëmijëve, pa dallim be- simi, gjetën pranë përkujdesjeve ditore mjedise cilësore, një shërbim të kulturuar, staf të kualifikuar dhe
kujdes të kualifikuar shëndetësor. Programi mësimor i zbatuar në këto përkujdesje, tekstet e përdorura dhe larmia e bazës materiale për realizi-
min e orës së mësimit bëjnë që çdo vit këto struktura të realizojnë më së miri detyrën e tyre fisnike në he- dhjen e hapave të parë të edukimit te brezi i ri.
Të gjitha përkujdesjet përgatisin fëmijët në 3 nivele, sipas grupmo- shave, me një numër optimal fëmi- jësh në klasa, ashtu siç kërkojnë rekomandimet e MASH.
Duhet të theksohet frekuentimi i lartë nga fëmijët parashkollorë, 230 të pranishëm në këtë vit, ndo- nëse ky kontigjent është përthithur edhe nga klasa të veçanta para- shkollore pranë shkollave 9-vjeçare.
Angazhimi i përditshëm vlerë- sohet me falënderimet e shprehura nga prindërit për mjediset, përga- titjen, kujdesin dhe edukatën që fëmijët e tyre marrin pranë përkuj- desjeve ditore të Kishës.