Në datën 17 dhjetor 2021, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, organizuan Forumin Ndërfetar “Roli i Rinisë dhe Gruas Ndërfetare në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit”. Në të morën pjesë drejtues të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, të komuniteteve fetare të Elbasanit, si dhe anëtarë të Departamentit të Gruas dhe Rinisë në Këshillin Ndërfetar.
Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të KNFSH-së Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe më pas përshëndetën përfaqësues të komuniteteve fetare të Elbasanit, myftiu H. Agim Duka, atë Stavri Çipi, dom Dorian Mjeshtri dhe pastor Ilir Gjoni.
Në këtë forum Av. Sheldiana Jano foli për punën dhe kontributin e Departamentit të Gruas në Këshillin Ndërfetar dhe Alesio Sema, për veprimtarinë e Departamentit të Rinisë.
Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH-së, u ndal në rolin e institucioneve fetare dhe atyre akademike të komuniteteve fetare në promovimin e dialogut ndërfetar, si një model për brezat e rinj të teologëve të të gjitha komuniteteve fetare.
Forumi Ndërfetar u zhvillua me mbështetjen e GCERF (Global Community Engagement and Resilience Fund), Zvicër.
GK