(Vijon nga numrat e kaluar)
Karisma. Teologjia është një karizmë, një dhuratë e Perëndisë, dhuratë falas dhe e pamerituar, një dhuratë e hirit. Shën Thalasi i Li- bisë flet për “dëshirën e çdo dëshi- re, hiri i teologjisë”. Me fjalë të tje-, ra, teologjia nënkupton jo vetëm kërkimet tona mbi qenien dhe jetën e Perë; /‘ 2€, por më tepër aktin me të cilin Perëndia u bë i dukshëm dhe u zbulua vetë (Jn.l, 18). Teologjia është se nuk jemi ne që e kërkojmë dhe e studiojmë Perëndinë, por Ai na kërkon dhe na ekzaminon. Në shkencën profane, njeriu njeh, por në teologji ai është i njohur nga Perëndia. Kështu teologjia varet nga një iniciativë hyjnore më tepër sesa njerëzore. Teologjia është ur- tësia-jo vetëm një kërkim shkollor dhe një mësim akademik-, por urtësia. Dhe urtësia e vërtetë është gjithmonë vetë Krishti, e vërteta e gjallë dhe hipostatike, “forca e Perëndisë dhe urtësia e Perëndisë” (1 Kor. 1, 24). Vetë Krishti është teologjia. Ai është teologu, dhe ne jemi teologë në bazë të një karizme që marrim prej Tij. Teologu i vër- tetë është përherë një theodidaktos, një “i mësuar nga Zoti”. Kjo pikë është shprehur shumë mirë nga Origjeni. Teologjia, “njohja e gjëra- ve hyjnore”, afirmon ai, është një “frymënxjerrje” (atmis), një “zbra- zje” (aporroia), një “rrezatim” (apau- gasma) e Perëndisë. Të jesh denjë-
suar për njohje shpirtërore nuk vjen nga fuqitë tona. Didimi i Verbër e përshkruan teologjinë si “forcën” (dynamis), “lavdinë” (doxa) dhe “energjinë” (energia) të Perëndisë. Së fundi teologjia parakupton besimin vetjak. Një shenjtor tho- shte: “Unë besoj që të kuptoj”, besimi kërkon kuptimin dhe jo e kun- dërta.
Mister. Shën Vasili i Madh dhe shën Grigor Theologu përdorin shpesh shprehjen “mister i teolo- gjisë”. Nëse duam të kuptojmë se çfarë do të thotë ta quash teologji në një mister, është e rëndësishme të kujtojmë kuptimin e vërtetë fetar të fjalës “mister”. Një “mister” nuk është vetëm një problem i pazgji- dhur, një enigmë e fshehtë, por diç- ka e zbuluar në të vërtetë, në inteli- gjencën tonë; një realitet që kurrë nuk është zbuluar plotësisht, sepse shtrihet deri në pafundësinë e Perë- ndisë. Teologjia atëherë është një mister, ashtu siç e thotë edhe shën Thalasi, “ajo e kapërcen mendjen tonë”, duke u përpjekur të shprehim në një gjuhë njerëzore atë që ndo- dhet larg, përtej kuptimit tonë nje- rëzor. Sipas klerikut Joan Maye- ndorff, teologjia është në të njëjtën kohë soditje e Perëndisë dhe shpre- hje e të Pashprehshmes”. Për T.S.Eliot, “një sulm i papritur në të paartikuluarën”. Shën Vasili shë- non se “çdo afirmim teologjik varet
nga kuptimi i folësit.f…] Të kup- tuarit tonë është i dobët dhe gjuha akoma edhe më e pafuqishme.” Sipas Kapadhokianëve, kur teologjia harron kufijtë e paevitueshëm të kuptimit njerëzor, duke zëvendë- suar Fjalën e pashprehur të Perë- ndisë nga logjika njerëzore, ajo pu- shon së qeni teologji dhe bie në nivelin e teknologjisë. Prandaj teologjia jonë duhet të shprehet gjithmonë “në enigmë”.
Katharsis. Përderisa teologjia është vizioni i Perëndisë dhe se janë zemrat e pastra ato që do të shikoj- në Perëndinë, teologjia e vërtetë është e pamundur pa katharsisin, pa pastrimin. Edhe nëse teologjia mbetet gjithmonë një dhuratë e hirit të Perëndisë, kjo dhuratë falas kër- kon nga njeriu një bashkëveprim aktiv, sinergji të vullnetshme.: “Ne jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë” (I Kor.3,9). Në këtë kuptim çdo teologji është theantropike”. Ba- shkëpunimi ynë njerëzor qëndron në hapjen e zemrës ndaj dashurisë së Perëndisë, duke e bërë kështu të mundur transformimin total të qenies sonë nga banimi i Shpirtit të Shenjtë. Teologjia është një mënyrë jete që përmbledh gjithçka. Nuk mund të ketë teologji të vërtetë pa një angazhim vetjak në shenjtëri; teologë të vërtetë janë shenjtorët.
(Vijon)
Përktheu: Eleni Pani
Formimi teologjik sipas Shkrimit dhe Etërve
(Vijon nga numrat e kaluar)