EmailFacebookKontakt

Flas për Engjëllin…

Ishte brenda mos-harresës sime. Ndërsa unë, gjithmonë, brenda shikimit të tij rektitës, që s’shuhet. Në atë shikim, është kredhur gjithçka e imja. Ajo, që unë e njoh ose jo! Të gjitha: përpëlitjet e shpirtit, guaskat (të cilat vetëm ai e di, se ç’fshehin brenda), shiu e kënga, aroma e thirrja, gjethja, rrënja, qëndisja, që herë-herë e gatuan e thyej… Edhe pse kjo mjegull më mbështjell shpesh, ai s’e rrudh shikimin, por më kërkon rrëpirave të egra. Çdo ditë ai përgatit flatrat e mia. Por unë… unë me pamëshirshmërinë njerëzore, i vyshk ato, që ai me mund i rrit për mua. Megjithëkëtë ai s’mërzitet, por pret me atë durim, që asgjë s’e trand. E, nëse për një çast ndodh e kundërta, ai i ngjitet qiellit dhe mbart xixëllimin tim në harenë e tij!

Sot, diçka ndjeva brenda në zemër, ndoshta është ndjenjë turpi. Sepse mendova për të dhe pashë në pasqyrë rreshkjen, që gatuan fragmente të ditëve të mia, pashë lotin e tij, tek rrëshqiste, ndërsa shihte koordinatat e rënies sime. Zgjata duart! Në këtë përbërje gjithshka është hyjnore përveç zemrës sime, ndaj kërkova një çelës për të rifilluar. Ai shndriti në cast…

Efrosina Noti