Fjetja e Shën Anës (23 korrik)
Edhe Anën (=hir) edhe Joakimin (= Perëndia
nxit), prindërit e Perëndilindëses, nuk i gjejmë në
Ungjill, por në apokrifet dhe sidomos në Proto-
evangjelin e Jakovit (mesi i shek 2-të). Ky ruan
një traditë shumë të vjetër, autentike të paktën për
sa i përket bazës së saj. Kështu, Kisha, edhe pse i
hodhi poshtë apokrifet, pranoi disa rreth gjene-
alogjisë dhe rinisë së Shën Marisë, kështu që ato
ndikuan në Liturgjikë, Himnologji dhe Ikonografi.
Veç kësaj, nga apokrifet merr material edhe
Shkrimi i Shenjtë (p.sh. Letra Apostolike, Jud. 9).
Pra, çifti shpresëtar dhe i pasur, sipas të gjitha
gjasave nga Jerusalem!, pasardhës të mbretit David
(e diela pas Lindjes së Krishtit), edhe pse të virgjër
dhe të moshuar, vajtonin dhe luteshin që t’iu hiqej
turpi i mosbërjes fëmijë. Ana premtoi se do t’ia
kushtonte Perëndisë femijën e famshëm që do të
lindte, siç e lajmëroi engjëlli. Ajo lutej në kopsht,
ai në mal. Dhe me të vertëtë, ajo mbeti shtatzënë
(kremtohet më 9 dhjetor) dhe lindi Marinë
(kremtohet më 8 shtator). Në moshën trevjeçare ia
besojnë kryepriftit Zaharia, i cili e fut në të Shenjtat
e të Shenjtëve të Tempullit të Jerusalemit (21
nëntor). Ajo qëndron aty nën mbikqyrjen e
priftërinjve për nëntë (ose dymbëdhjetë) vjet, duke
u ushqyer nga engjëlli, derisa i dorëzohet Josifit (e
diela pas Lindjes së Krishtit), i cili ishte i ve. Ai
thuhet se është i biri i vëllait të Anës, si Saloma (3
gusht) dhe Elisaveta (24 qershor), të cilat thuhet se
janë bijat e motrave e saj. Pra, ato ishin kushërira
të para të Marisë dhe, rrjedhimisht, Pararendësi (7
janar) ishte kushëri i dytë me Krishtin. Mirëbërësja
Ana fjeti në moshën 69-vjeçare, ndërsa Joakimi në
moshën 80-vjeçare. Kështu Virgjëresha mbeti
jetime në moshën 11-vjeçare. Më 9 shtator, ditën e
nesërme të lindjes së saj, bëhet mbledhje për nder
të prindërve të saj, ndërsa më 25 korrik, sipas shumë
dëshmive kremtohet fjetja e të dy prindërve të Nënës
së Perëndisë. Së fundi, në skitën e famshme të Nënës
së Tërëshenjtës në Malin e Shenjtë ruhet këmba e
saj e majtë që bën mrekullira.
At Justini