Fjetja e Perëndilindëses së Tërëshenjtë (15 Gusht)
Zonjë dhe mbretëreshë e Qiellit
Të keni nderim të thellë për gjithë Shenjtorët e Kishës sonë, por një mijë herë më tepër të keni për Zonjën tonë Hyjlindësen Mari, sepse të gjithë Shenjtorët janë shërbë- torë të Krishtit, ndërsa Zonja jonë, Hyjlindësja, është zonjë dhe mbretëreshë e qiellit dhe e dheut dhe e gjithë krijesës shpirtërore e materiale, që të lutet për mëkatet tona. E mori Hyjlindësen dhe e bëri mbretëreshë dhe nderoi gjininë tonë. Prandaj duhet që edhe ne, vëllezër të mi, të nderojmë Zonjën tonë Hyjlindëse me kreshmë, lutje, mëshira dhe vepra të mira.
Shën Kozmai
Në lindjen tënde virgjërinë e ruajte, nëfjetjen tënde
s ’e neverite, botën, o Virgjëreshë: në jetën e qiellit
shkon, jetën si linde këtu mbi dhë, dhe i shpëton
gjithnjë prej vdekjes, shpirtrat tanë, o Hyjlindëse!
Përlëshorja e Fjetjes