EmailFacebookKontakt

Fjetja e Nënës së Zotit

K

ur i pëlqeu Krishtit Perëndisë sonë të merrte pranë vetes nënën e Tij, dërgoi një ëngjëll (sipas disave, bëhet fjalë për Kryeëngjëllin Gabriel ashtu si në ditën e Ungjillëzimit. Supozohet se kjo ngjarje të ketë ndo- dhur përreth 11 vjet pas ngjalljes së Krishtit, ku e Tërë- shenjta ishte në moshën 59 vjeç), 3 ditë më përpara për t’i dhënë këtë lajm. Kur iu afrua, ëngjëlli i tha Hirëplotës: “Ja çfarë deklaron yt Bir: Ka ardhur koha të të marr pranë Vëtes Nëna ime. Mos u turbullo nga ky lajm, por më tepër gëzohu, sepse do të shkosh në jetën e përjetshme.”

Hyjlindësja i priti më gëzim këto fjalë dhe me dëshirën e zjarrtë për të shkuar tek Biri i saj u kthye në Malin e Ullinjve për t’u lutur në qetësi ashtu siç bënte shpesh. Ndodhi një mrekulli e çuditshme: në ças- tin kur e Tërëshenjta mbërriti në majën e kodrës, pemët e mbjella përreth përkulën degët e tyre duke nderuar e lavdëruar Nënën e gjithë botës. Pasi u lut, ajo u kthye në shtëpi në malin Sion (sipas shumë autorëve, shën Maria banonte në shtëpinë e shën Joan Teologut, në Sion). Si u kthye në shtëpi gjithçka u drodh. E gjithë shtëpia ndriçoi dhe duke lavdëruar Perëndinë thirri fisin dhe fqinjët e saj. Rregulloi të gjitha, gjithashtu edhe shtratin e vdekjes dhe urdhëroi të bëhej gati çka ishte e nevojshme për varrimin. lu dha lajmin e largimit në qiell grave që kishin ardhur dhe si provë tregoi degën e palmës që ëngjëlli i kishtë dhënë, si simbol të fitores së paprishjes.

Njerëzit e pritën këtë lajm me lot e vajtim duke e lutur të Tërëshenjtën të mos i linte jetimë, por ajo i siguroi duke iu thënë se edhe në qiell do të lutej për ta. Me këto fjalë gratë ndalën lotët dhe shpejtuan për- gatitjet. Përveç kësaj nëna e Zotit dha tek dy vejusha që e shoqëronin dy veshjet e saj të vetme. Papritur shtëpia u tund nga një zhurrmë e ngjashme me atë të rrufesë dhe u mbush me re të cilat sollën apostujt nga tërë skajet e tokës. E tërë Kisha ishte e pranishme mistikisht me anë të apostuj ve për të kremtuar varrimin e Nënës së Zotit. Me lot në sy i thanë Hyjlindëses: “Nëse do të qëndroje në botë dhe do të jetoje mes nesh, do të kishim një ngushëllim të madh o Mbre- tëreshë; do të ishte si të shihnim Birin tënd e Zotin tonë. Por meqë tani kjo është sipas vullnetit të Tij do të ngjitesh në Qiell, ndërsa ne do të vajtojmë e do të qajmë ashtu si tani. Por gëzohemi për gjithë atë që është ruajtur për ty.” Shën Maria u përgjigj: “O nxënës dhe miq të Birit dhe Perëndisë tim, mos e ktheni gë- zimin tim në trishtim, por varroseni trupin tim dhe ruajeni në pozicionin që do të shtrihem në shtratin e vdekjes.”

Në këto fjalë mbërriti në vend ena e zgjedhur shën Pavli. lu hodh në këmbë të Tërëshenjtës për ta nderuar dhe i drejtoi këto Ijalë lavdërimi: “Gëzohu Nënë e Jetës, qëllimi i predikimit tim, sepse megjithëse nuk e pashë aspak Krishtin trupërisht, duke të parë ty besoj se po sodit Atë Vetë.” Pasi tha përshëndetjet e fundit, e Tërëshenjta u shtri në shtratin e vdekjes, i drejtoi lutje të nxehta Birit për ruajtjen dhe paqen e botës. Më pas, u dha bekimin apostujve dhe hierarkëve (të cilët shoqëronin apostujt) e dha shpirtin e saj të bardhë e

më të ndritshëm se drita në duart e Birit e Perëndisë së saj, i cili iu shfaq i shoqëruar nga kryeëngjëlli Mikail dhe me fuqitë ëngjëllore. Fjetja e saj ndodhi pa vuajtje e ankth ashtu si dhe lindja. Petri, korifeu i apostujve këndoi himnin funebër dhe shoqëruesit ngritën trupin, dhe me pishtarë e himne shoqëronin kortezhin bashkë me shën Joan Teologun, i cili qëndronte në krye e mbante palmën e lavdisë. I dëgjonin ëngjëjt të cilët bashkonin zërin e tyre me atë të njerëzve, e u duk si- kur toka dhe qielli ishin mbushur me lavdërim për nder të së Tërëshenjtës. Ajri u pastrua nga ngjitja e shpirtit të saj në qiell, toka u shenjtërua nga trupi i saj dhe shumë të sëmurë u shëruan. Duke mos duruar këtë ngjarje, krerët e Judenjve nxitën njerëzit e popullit që të shkonin e të rrëzonin trupin e Hyjlindëses. Por drejtësia hyjnore e ndërshkoi planin e keq të tyre, ndaj të gjithë u verbuan. Njëri prej tyre, prifti Jefo- nias, më i guximshmi, i cili tentoi të prekte shtratin e shenjtë iu prenë të dyja duart nga shpata e zemëri- mit hyjnor dhe krahët mbetën të varur në shtrat. I penduar nga ky ndëshkim, Jefonia besoi me gjithë zemër dhe nga fjala e Petrit u shërua e u bë një nga ndjekësit e tyre. Degën e palmës që iu vu Nënës së Zotit ai e vuri mbi sytë e shokëve të tij dhe i shëroi nga verbëria shpirtërore e fizike. Apostujt e varrosën trupin e shën Marisë në kopshtin e Gjetsemanisë dhe qëndruan atje për tre ditë ku dhe lutjet e tyre ishin të shoqëruara nga himne ëngjëllore. Por njëri nga

(Vijon nëfaqen 8)

(vijon nga faqjci 7) apostujt (sipas disave Thomai) nuk ishte me ta në varrim dhe mbërriti në Gjetsemani ditën e tretë e nuk mundi të ngushëllohej, që se gjeti dot për herë të fundit trupin e she- njtë të Hyjlindëses. Kështu me pranimin e apostujve të tjerë ven- dosën të hapnin varrin e të nde- ronin trupin. Sau hoq gurri të gjithë u befasuan, sepse trupi nuk ndo- dhej më atje dhe pëlhura ishte bosh. Ishte një dëshmi se Nëna e Zotit ishte ngjitur në qiell, pra se ishte ngjallur dhe trupi ishte ba- shkuar sërisht në qiell me shpirtin, tek Biri i saj. Maria, “bijae Adamit”, por që u bë me të vërtetë “Nëna e Perëndisë” dhe “Nëna e Jetës” duke lindur Atë që është Jeta e vër- tetë, kalon nëpërmjet vdekjes. Por vdekja e saj nuk është një humbje, sepse me ngjalljen e Krishtit, i cili u dha vullnetarisht tek vdekja për shpëtimin tonë, dënimi i Adamit u bë “vdekje jetëdhënëse” dhe burim i një jete të re. Kështu, varri i Gjet- semanisë u shfaq si një “dhomë nusëroreje” ku është kryer dasma e paprishjes.

Shpirti i saj i pastër kur u nda nga trupi u bashkua me Dritën hy- jnore dhe trupi si qëndroi për pak kohë në tokë u ngjall me hirin e Krishtit të ngjallur. Ky trup shpi- rtëror u pranua në qiell si tempulli i Perëndi-Njeriut, si froni i Perë- ndisë. Prandaj ngjitja e saj në qiell është shkaku i gëzimit të të gjithë besimtarëve të cilët kanë marrë garancinë se në personin e saj e

gjithë natyra njerëzore bëhet mbaj- tëse e Krishtit dhe është thirrur të banojë me Perëndinë.

Tregohet se gjatë varrimit, apostujt u mblodhën për një drekë vlla- zërore dhe në vendin e Krishtit vu- në një copë bukë në formë trekë- ndëshi. Por në çastin kur thirrën emrin e Krishtit siç e kishin zakon dëgjuan nga lart në qiell të Tërë- shenjtën të thoshte: “Gëzohuni,

sepse do të jem me ju deri në ditët e fundit të jetës.” Me gëzim apostujt thirrën sëbashku me një zë: “E Tërë- shenjtë, Nënë e Zotit shpëtonane!”

Ndaj dhe kjo është origjina e shër- besës së Ngritjes së të Tërëshenjtës të kremtuar në manastire pas mba- rimit të drekës në ditët e festave.

Eleni Krakulli

Fjetja e Nënës së Zotit
K
ur i pëlqeu Krishtit Perëndisë sonë të merrte pranë
vetes nënën e Tij, dërgoi një ëngjëll (sipas disave,
bëhet fjalë për Kryeëngjëllin Gabriel ashtu si në ditën
e Ungjillëzimit. Supozohet se kjo ngjarje të ketë ndo-
dhur përreth 11 vjet pas ngjalljes së Krishtit, ku e Tërë-
shenjta ishte në moshën 59 vjeç), 3 ditë më përpara
për t’i dhënë këtë lajm. Kur iu afrua, ëngjëlli i tha
Hirëplotës: “Ja çfarë deklaron yt Bir: Ka ardhur koha
të të marr pranë Vëtes Nëna ime. Mos u turbullo nga
ky lajm, por më tepër gëzohu, sepse do të shkosh në
jetën e përjetshme.”
Hyjlindësja i priti më gëzim këto fjalë dhe me
dëshirën e zjarrtë për të shkuar tek Biri i saj u kthye
në Malin e Ullinjve për t’u lutur në qetësi ashtu siç
bënte shpesh. Ndodhi një mrekulli e çuditshme: në ças-
tin kur e Tërëshenjta mbërriti në majën e kodrës, pemët
e mbjella përreth përkulën degët e tyre duke nderuar
e lavdëruar Nënën e gjithë botës. Pasi u lut, ajo u kthye
në shtëpi në malin Sion (sipas shumë autorëve, shën
Maria banonte në shtëpinë e shën Joan Teologut, në
Sion). Si u kthye në shtëpi gjithçka u drodh. E gjithë
shtëpia ndriçoi dhe duke lavdëruar Perëndinë thirri fisin
dhe fqinjët e saj. Rregulloi të gjitha, gjithashtu edhe
shtratin e vdekjes dhe urdhëroi të bëhej gati çka ishte
e nevojshme për varrimin. lu dha lajmin e largimit në
qiell grave që kishin ardhur dhe si provë tregoi degën
e palmës që ëngjëlli i kishtë dhënë, si simbol të fitores
së paprishjes.
Njerëzit e pritën këtë lajm me lot e vajtim duke e
lutur të Tërëshenjtën të mos i linte jetimë, por ajo i
siguroi duke iu thënë se edhe në qiell do të lutej për ta.
Me këto fjalë gratë ndalën lotët dhe shpejtuan për-
gatitjet. Përveç kësaj nëna e Zotit dha tek dy vejusha
që e shoqëronin dy veshjet e saj të vetme. Papritur
shtëpia u tund nga një zhurrmë e ngjashme me atë të
rrufesë dhe u mbush me re të cilat sollën apostujt nga
tërë skajet e tokës. E tërë Kisha ishte e pranishme
mistikisht me anë të apostuj ve për të kremtuar varrimin
e Nënës së Zotit. Me lot në sy i thanë Hyjlindëses:
“Nëse do të qëndroje në botë dhe do të jetoje mes
nesh, do të kishim një ngushëllim të madh o Mbre-
tëreshë; do të ishte si të shihnim Birin tënd e Zotin
tonë. Por meqë tani kjo është sipas vullnetit të Tij do
të ngjitesh në Qiell, ndërsa ne do të vajtojmë e do të
qajmë ashtu si tani. Por gëzohemi për gjithë atë që
është ruajtur për ty.” Shën Maria u përgjigj: “O nxënës
dhe miq të Birit dhe Perëndisë tim, mos e ktheni gë-
zimin tim në trishtim, por varroseni trupin tim dhe
ruajeni në pozicionin që do të shtrihem në shtratin e
vdekjes.”
Në këto fjalë mbërriti në vend ena e zgjedhur shën
Pavli. lu hodh në këmbë të Tërëshenjtës për ta nderuar
dhe i drejtoi këto Ijalë lavdërimi: “Gëzohu Nënë e Jetës,
qëllimi i predikimit tim, sepse megjithëse nuk e pashë
aspak Krishtin trupërisht, duke të parë ty besoj se po
sodit Atë Vetë.” Pasi tha përshëndetjet e fundit, e
Tërëshenjta u shtri në shtratin e vdekjes, i drejtoi lutje
të nxehta Birit për ruajtjen dhe paqen e botës. Më
pas, u dha bekimin apostujve dhe hierarkëve (të cilët
shoqëronin apostujt) e dha shpirtin e saj të bardhë e
më të ndritshëm se drita në duart e Birit e Perëndisë
së saj, i cili iu shfaq i shoqëruar nga kryeëngjëlli Mikail
dhe me fuqitë ëngjëllore. Fjetja e saj ndodhi pa vuajtje
e ankth ashtu si dhe lindja. Petri, korifeu i apostujve
këndoi himnin funebër dhe shoqëruesit ngritën trupin,
dhe me pishtarë e himne shoqëronin kortezhin bashkë
me shën Joan Teologun, i cili qëndronte në krye e
mbante palmën e lavdisë. I dëgjonin ëngjëjt të cilët
bashkonin zërin e tyre me atë të njerëzve, e u duk si-
kur toka dhe qielli ishin mbushur me lavdërim për
nder të së Tërëshenjtës. Ajri u pastrua nga ngjitja e
shpirtit të saj në qiell, toka u shenjtërua nga trupi i saj
dhe shumë të sëmurë u shëruan. Duke mos duruar
këtë ngjarje, krerët e Judenjve nxitën njerëzit e popullit
që të shkonin e të rrëzonin trupin e Hyjlindëses. Por
drejtësia hyjnore e ndërshkoi planin e keq të tyre,
ndaj të gjithë u verbuan. Njëri prej tyre, prifti Jefo-
nias, më i guximshmi, i cili tentoi të prekte shtratin e
shenjtë iu prenë të dyja duart nga shpata e zemëri-
mit hyjnor dhe krahët mbetën të varur në shtrat. I
penduar nga ky ndëshkim, Jefonia besoi me gjithë
zemër dhe nga fjala e Petrit u shërua e u bë një nga
ndjekësit e tyre. Degën e palmës që iu vu Nënës së
Zotit ai e vuri mbi sytë e shokëve të tij dhe i shëroi
nga verbëria shpirtërore e fizike. Apostujt e varrosën
trupin e shën Marisë në kopshtin e Gjetsemanisë dhe
qëndruan atje për tre ditë ku dhe lutjet e tyre ishin të
shoqëruara nga himne ëngjëllore. Por njëri nga
(Vijon nëfaqen 8)

(vijon nga faqjci 7)
apostujt (sipas disave Thomai) nuk
ishte me ta në varrim dhe mbërriti
në Gjetsemani ditën e tretë e nuk
mundi të ngushëllohej, që se gjeti
dot për herë të fundit trupin e she-
njtë të Hyjlindëses. Kështu me
pranimin e apostujve të tjerë ven-
dosën të hapnin varrin e të nde-
ronin trupin. Sau hoq gurri të gjithë
u befasuan, sepse trupi nuk ndo-
dhej më atje dhe pëlhura ishte
bosh. Ishte një dëshmi se Nëna e
Zotit ishte ngjitur në qiell, pra se
ishte ngjallur dhe trupi ishte ba-
shkuar sërisht në qiell me shpirtin,
tek Biri i saj. Maria, “bijae Adamit”,
por që u bë me të vërtetë “Nëna e
Perëndisë” dhe “Nëna e Jetës” du­
ke lindur Atë që është Jeta e vër-
tetë, kalon nëpërmjet vdekjes. Por
vdekja e saj nuk është një humbje,
sepse me ngjalljen e Krishtit, i cili
u dha vullnetarisht tek vdekja për
shpëtimin tonë, dënimi i Adamit u
bë “vdekje jetëdhënëse” dhe burim
i një jete të re. Kështu, varri i Gjet-
semanisë u shfaq si një “dhomë
nusëroreje” ku është kryer dasma
e paprishjes.

Shpirti i saj i pastër kur u nda
nga trupi u bashkua me Dritën hy-
jnore dhe trupi si qëndroi për pak
kohë në tokë u ngjall me hirin e
Krishtit të ngjallur. Ky trup shpi-
rtëror u pranua në qiell si tempulli i
Perëndi-Njeriut, si froni i Perë-
ndisë. Prandaj ngjitja e saj në qiell
është shkaku i gëzimit të të gjithë
besimtarëve të cilët kanë marrë
garancinë se në personin e saj e

Fjetja e Nënës së Zotit
gjithë natyra njerëzore bëhet mbaj-
tëse e Krishtit dhe është thirrur të
banojë me Perëndinë.
Tregohet se gjatë varrimit, apo­
stujt u mblodhën për një drekë vlla-
zërore dhe në vendin e Krishtit vu-
në një copë bukë në formë trekë-
ndëshi. Por në çastin kur thirrën
emrin e Krishtit siç e kishin zakon
dëgjuan nga lart në qiell të Tërë-
shenjtën të thoshte: “Gëzohuni,

sepse do të jem me ju deri në ditët
e fundit të jetës.” Me gëzim apostujt
thirrën sëbashku me një zë: “E Tërë-
shenjtë, Nënë e Zotit shpëtonane!”
Ndaj dhe kjo është origjina e shër-
besës së Ngritjes së të Tërëshenjtës
të kremtuar në manastire pas mba-
rimit të drekës në ditët e festave.
Eleni Krakulli