Festa e Fjetjes së Hyj- lindëses kremtohet më 15 gusht, e paraprirë nga dy javë agjërimi kreshmor. Ajo përkujton vdekjen, ngja- lljen dhe lavdërimin e Në- nës së Krishtit. Ajo shpall që Maria “u mor” nga Perë- ndia, në mbretërinë qiello- re të Krishtit, në të përmbu- shurit e ekzistencës së saj trupore dhe shpirtërore.
Sikurse edhe në Lindjen e Virgjëreshës, dhe në fe- stën e Hyrjes së saj në Tern- pull, ne nuk kemi burime biblike apo historike as për këtë festë. Tradita e Kishës thotë që Maria vdiq, siç
vdesin të gjithë njerëzit, jo “vullnetarisht”, si Biri i saj, por, si pasojë e natyrës së vdekshme njerëzore, e cila është e lidhur në mënyrë të padukshme me prishjen e kësaj bote.
Kisha Orthodhokse na mëson se Maria nuk ka më- kate personale. Megjithatë, në Ungjillin e festës, në shërbesat liturgjike dhe në ikonën e Fjetjes, Kisha shpall, se Maria, me të vër- tetë kishte nevojë të shpë- tohej nga Krishti, ashtu si të gjithë njerëzit janë shpë- tuar nga mundimet, vuajtjet
(vijon nëfaqen 2)
Fjetja e Hyjlindëses
(Vijon ngafaqja 1) dhe vdekja e kësaj bote; dhe mbasi ajo vdiq, ajo u ngjall nga Biri i saj si Nëna e Jetës dhe se tani merr pjesë në jetën e amshuar të Paraj- sës, e cila është përgatitur dhe i është premtuar të gjithë atyre që “e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e ruajnë atë”.
(Lluka ll;27-28)
Në lindjen tënde virgjërinë e ruajte, në fjetjen tënde s’e neverite botën, o Virgjëreshë. Në jetën e qiellit shkon, jetën si linde këtu mbi dhe dhe i shpëton gji- thënjë prej vdekjes shpirtet to- na, o Hyjlindëse.
(Përlëshorja)
Hyjlindësen e pafjetur për ndërmjetime dhe shpresën e pazhvendosur në mbrojtje varri dhe vdekja nuk e mundë se si nënë të jetës e shpuri tek jeta ai që banoi në mitrën gjithmon’ virgjëre.
(Shkurtorja)
Shërbesat e festës përsëritin te- mën kryesore, atë që Nëna e Jetës ka “kaluar në harenë qiellore, në ngazëllimin hyjnor dhe në gëzi- min pambarim” të Mbretërisë së Birit të saj (varg Mbrëmësore). Këndimet e Dhiatës së Vjetër, si edhe këndimet e Ungjillit në Më- ngjesoren dhe në Meshën Hyjnore, janë të njëjta me ato të festës së Lindjes dhe të Hyrjes në Tempull.
Kështu, festa e Fjetjes së Hyj- lindëses është kremtimi i faktit, që të gjithë njerëzit janë “lartësuar” në lumërinë e Krishtit fitimtar dhe
që ky lartësim tashmë është kryer tek Maria Hyjlindëse. Festa e Fjetjes është shenja, garancia dhe kremtimi, se fati i Marisë është destinimi i të gjithë atyre “të përu- njurve”, shpirtrat e të cilëve ma- dhërojnë Zotin dhe mendjet e të cilëve ngazëllohen për Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre dhe jetët e të cilëve i janë kushtuar krejtësisht dëgjimit dhe ruajtjes së Fjalës së
Perëndisë, e cila i është dhënë njerëzve në fëmijën e Marisë, Shpëtimtarin dhe Çlironjësin e botës.
Së fundi, duhet të theksohet, se në të gjitha festat e Virgjëreshës Hyjlindëse, të krishterët orthodho- ksë kremtojnë faktet e vetë jetës së tyre, në Krishtin dhe në Shpirtin e Shenjtë. Ajo që ndodhi me Mari- në, ndodh me të gjithë ata që imi- tojnë jetën e saj të shenjtë plot pë-
runjësi, bindje dhe dashuri. Së ba- shku me atë, të gjithë njerëzit do tëjenë“tëbekuar”, do të jenë “më të nderuar se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafi- met”, nëse ata ndjekin shembullin e saj. Tek të gjithë ata do të lindë Krishti, me anë të Shpirtit të Shenj- të. Të gjithë ata do të bëhen tempuj të Perëndisë së gjallë. Të gjithë ata, që bëjnë jetën që bëri Maria, do të marrin pjesë në jetën e amshuar të
Mbretërisë së Perëndisë.
Në këtë kuptim, gjithçka që është lavdëruar tek Maria, është një shenjë që tregon se çfarë i është ofruar çdo personi në jetën e Ki- shës. Për këtë arsye, Maria me fë- mijën e saj hyjnor në duar, quhet në Traditën Orthodhokse Imazhi i Kishës. Sepse bashkësia e të shpëtuarve përbëhet nga ata, në të cilët Krishti banon.