Fjeti Z. Vasil Melo – politikani me besim të thellë tek Perëndia
Para pak ditësh Qeti z. Vasil Melo. Ai u shqua në
politikën e trazuar shqiptare për urtësinë dhe qetësinë
e tij edhe në momentet më të vështira që ka kaluar
vendi ynë në këto vite.
Këto vlera, përveçse nga kultura e gjerë, e kishin
burimin edhe nga fakti, se ai dallohej për besimin e
thellë. Siç e theksoi edhe Kryepiskopi Anastas, në
ceremoninë e përmortshme, Z. Melo vinte nga një familje
orthodhokse me tradita të vjetra,ku kandilja përpara
ikonave nuk u shua kurrë as në kohën e monizmit
Të gjithë ne e kujtojmë, kur me hapin e shtruar
dhe pamjen fisnike hynte në kishë çdo të diel dhe në
të kremtet e mëdha, ashtu si për të gjithë u bë e njohur,
se edhe në çastet e fundit të jetës, ikona nuk u nda
për asnjë çast nga koka e shtratit të tij.
Perëndia ia prehtë shpirtin në krahun e Tij!