EmailFacebookKontakt

Fjeti papa Jorgo Zaro

Të dielën, më 23 korrik, në orën 11, fjeti më Zotin atë Jorgo Zaro nga fshati Bularat i Dropullit. Bëhet fjalë për të fundit e brezit të vjetër të klerikëve në Mitropolinë e She- njtë të Gjirokastrës, të cilët i mbije- tuan persekutimit komunist dhe iu gëzuan ringjalljes së Kishës sonë pas viteve ’90.

Papa Jorgo u lind në vitin 1920, në një familje me përkushtim të thellë në besimin orthodhoks. Gjy- shi i tij ishte prift sikundër edhe dy të tjerë nga fisi Zaro.

Në një familje me frymë të tillë u rrit papa Jorgo dhe nisi që i vogël t’i bindet dëshirës së Perëndisë. Dhe u hirotonis prift në vitin 1952, në një periudhë sprove për Kishën tonë kur kishte kaq shumë nevojë për njerëz të tillë të devotshëm. Si- kundër treguan në vazhdim gjërat papa Jorgo Zaro e justifikoi me dhjakoninë e tij më Krishtin, aq fja- lë të mira sa ruhen dhe s’shuhen. Kudo ku u ndodh në ato pak vite

| deri më 1967 dëshmoi të gjithë për- | kushtimin e tij, të gjithë dashurinë ■ e tij për Kishën e Krishtit dhe për ( njerëzit si figurë e Perëndisë.

Shërbeu në enoritë e Peshkë- j pisë së Poshtme dhe të Sipërme si : dhe në Glinë. U qëndroi pranë nje- rëzve, u foli shumë shpirtrave që i besonin dhe i besonte, sepse kohët ishin dinake; u përpoq aq shumë t’u forcojë shpresën ngaqë stuhia po afronte. Këtë pohojnë besimtarët që jetuan shërbesën e tij.

Por edhe pas shformimit të dhun- shëm, pas shpalljes së ateizmit zyr- tar papa Jorgo vazhdoi t’u flasë nje- rëzve, kudo ku i krijohej mundësia, | se do të vijnë përsëri ditët e lirisë : dhe se Kisha jonë do të ngjallet.

U mundua me durim dhe ndjenjë faljeje nga talljet e pushtetit dhe njerëzve që i shërbenin, por pati dhe stërmundime reale. Punoi në punë të vështira dhe të rëndomta, shpesh- herë larg familjes, ndonëse ishte i sëmurë.

Por me priftërinë e tij dhe qetë- sinë që buronte së brendshmi mbeti një njeri i respektuar.

Lutjet dhanë rezultate dhe besi- mi se Kisha prapë do të ringjallet u bë realitet. Në vitin 1990 Kisha jonë është përsëri një realitet i gjallë. Dhe iu gëzua si fëmijë ardhjes së Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Anastasit. Ndonëse në moshë, meqenëse nevojat ishin shu- më të mëdha papa Jorgo vraponte në çdo fshat dhe enori, pa përtuar, dhe mbulonte nevojat në veçanti për pagëzim: vite të tëra popullit të Perëndisë i ishte mohuar e drejta e pagëzimit dhe kleriku i Zotit nuk kishte si të mos priste këtë orë të bekuar. Me bekimin e Kryepiskopit tonë Anastas, të cilin e deshi me gjithë shpirt, dha gjithë fuqitë që Perëndia i jepte.

Këto cilësi – mes të tjerash, theksoi Protosingjeli i Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës dhe që për- faqësoi Kryepiskopin Anastas, gja-

të kryerjes së Shërbesës së Varri- mit, në kishën “Shën Athanasi” në Bularat, në të cilën shërbeu me zell vitet e fundit të jetës.

Qindra besimtarë nga fshatrat përreth, nga enoritë ku kishte shër- byer dhe klerikë nga gjithë zonat e mitropolisë, erdhën ta përshënde- sin në udhëtimin e përjetësisë dhe të luten së bashku për shpirtin e tij.

Atë Dhimitri edhe njëherë tjetër përsëriti nxitjen e vazhdueshme të Kryepiskopit në mënyrë që edhe më shumë njerëz të rinj të marrin vendimin dhe të vijnë në radhët e klerit orthodhoks, që të jenë vazh- dues të klerikëve që treguan një qëndresë aq të madhe shpirtërore në periudhën e persekutimit.

Një ndërmjetës kemi
që nga ajo ditë në jronin
e Perëndisë.

Perëndia le ta prehë shpirtin e tij!

O.B.