Në datën 5 tetor 2023 fjeti në Zotin atë Bartolomeo Bullari, prifti i kishës “Ngjallja e Krishtit”, Kuçovë.
Atë Bartolomeo, ishte nga të parët që iu bashkua grigjës priftërore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. U hirotonis dhjakon nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi, në 15 nëntor 1992 dhe prift në 15 prill 1993. Për 30 vjet i shërbeu me devotshmëri besimtarëve të rrethit të Kuçovës.
La pas një familje të bekuar, priftëreshën Adelina dhe dy bijtë, Emilianon dhe Marian.
Shërbesa e varrimit u krye në kishë në datën 6 tetor.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!