EmailFacebookKontakt

Fjeti më Perëndinë Patriarku Maksim

Bullgari

Fjeti më Perëndinë Patriarku Maksim

Të martën, 6 nëntor 2012, fjeti më Perëndinë Patriarku i Kishës Orthodhokse të Bullgarisë, Maksimi. Ai ndërroi jetë në spitalin ku ishte shtruar, në të cilin pak ditë më parë kishte mbushur 98 vjet.

Homazhet dhe më pas Shër- besa e Varrimit u kryen në Kate- dralen qendrore të Shën Aleksandër Nevskit. Në Shërbesë morën pjesë Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Bullgare, klerikë të shumtë, mijëra besimtarë, autoritete, personalite- te etj. Morën pjesë edhe Patriarku Ekumenik Vartholomeu I, Patriar- ku i Serbisë Irineu, Kryepiskopi i Greqisë Jeronimi etj. Kisha Ortho- dhokse Autoqefale e Shqipërisë u përfaqësua nga Kryepiskopi i Tira- nës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, i shoqëruar nga Episkopi i Krujës, Hirësia e Tij Andoni. Trupi i Patri-

arkut Maksim u vendos më pas në
manastirin e njohur të Troyanit,
pranë fshatit të tij të lindjes.
Fortlumturia e Tij, Patriarku i
Bullgarisë Maksimi (Marin Nayde­
nov Minkov), u lind më 29 tetor të
vitit 1914, në fshatin Oresak. Në
moshën 27-vjeçare u qeth murg në
manastirin e fshatit. Studioi teologji
në Universitetin e Sofjes, ndërsa në
vitin 1944 u dorëzua prift dhe më
1947 mori titullin arkimandrit. Nga
viti 1950 deri në vitin 1955 shërbeu
si drejtues i metoqit të Patriarkanës
Bullgare në Moskë. Më 30 dhjetor
1956 u hirotonis episkop titullar i
Branicës. Më 30 tetor 1960u zgjodh
Mitropolit i Lovech-it. Ndërsa më
4 korrik 1971 u zgjodh Mitropolit i
Sofjes dhe Patriark i Bullgarisë.
Th. Dh.