EmailFacebookKontakt

Fjeti Kryepiskopi i Greqisë, Fortlumturia e Tij Serafimi

Fjeti Kryepiskopi i Greqisë,
Fortlumturia e Tij Serafimi

Kryepiskopi i Athinës dhe i gjithë
Greqisë, Fortlumturia e Tij, Serafim
(emri i pagëzimit Visarion) Tikas, u lind
në vitin 1913, në Artesianon të
Kardhicës. Studioi në Fakultetin
Teologjik të Athinë. U dorëzua dhiak
në vitin 1938 dhe prezviter në vitin
1942. Mori pjesë në Rezistencën
Kombëtare Greke. Në kohën e pu-
shtimit të Greqisë, ai hapi një qendër
ndihme, ku ushqeheshin përditë 600
fëmijë të vobektë të enorisë së Shën
Llukait, në Athinë. Gjithashtu, krijoi
Shoqatën Bamirëse Orthodhokse
“Ungjillor Llukai”, e cila që atëhere
ofron falas çdo ndihmë mjekësore dhe
ilaçe për të sëmurët e varfër të enorisë.
Punoi si shkrues dhe më pas si sekretar
i Sinodit të Shenjë të Kishës së Greqisë,
nga ku dhe u zgjodh, në vitin 1949 Mi­
tropolit i Artës. Në vitin 1958 u tran-
sferua në Mitropolinë e Janinës.
Më 12.1.1974 u zgjodh Kryepiskop i
Athinës dhe i gjithë Greqisë. Si Mi­
tropolit i Artës ai riorganizoi Dioqezën
dhe më^pas si Mitropolit i Janinës dha
një kotribut të madh shoqëror dhe hu-
manitar, duke krijuar shumë fondaci-
one, shkolla, konvikte etj., dhe veçanë-
risht Universitetin e Janinës dhe qyte-
tin e studentëve. Si Mitropolit i Jani-
nës, por kryesisht si Primat i Kishës
së Greqisë, ai vizitoi pothuaj të gjitha
Kishat e tjera Orthodhokse, ndërsa në
vitin 1987 priti në Athinë Tërëshenjtë-
rinë e Tij, Patrikun Ekumenik, Dhi-
mitrin dhe Primatët e shumicës së Ki-
shave. Ai u shpall Doktor Nderi nga di-

sa universitete të botës.
Fortlumturia eTij Serafimi kontri-
buoi për zbutjen e pasojava të munge-
sës së ushqimit në Sudan, Etiopi, So­
mali etj., dhe kontribuoi për të ndih-
muar popullatën në Armeni, Kallama-
ta etj., pas tërmeteve, duke marrë·
paralelisht iniciativën për përballimin
e urisë, me thirrjen në Athinë të një
Konferencë Mbarëkristiane (1985). Ai
ndiqte me shumë interesim rilindjen
e Kishës sonë dhe gjithnjë i gatshëm
u përgjigjej kërkesave tona në rre-
thana të vështira, si vitin e kaluar, du­
ke na dërguar ushqime, ilaçe dhe ve-
shje. Veç kësaj, shembulli i tij si dhu-
rues organi trupor pati një jehonë të
madhe. Më 15 mars 1992 mori pjesë
në takimin e Primatëve Orthodhoksë
në Konstandinopojë dhe me 26 shtator
1995 në Patmos.
Ndërroi jetë më 10 prill 1998.