Fjeti Kryepiskopi
i Çekisë dhe Sllovakisë,
Nikolaj
Më 30 janar fjeti në Presovo Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse të Çekisë dhe Sllovakisë, Nikolaj. Ai ishte i sëmurë prej një kohe të gjatë.
Ai ishte në krye të Kishës së tij që nga viti 2000, kur zëvendësoi pas Qetjes Kryepiskopin Dorotheos.
Kryepiskopi Nikolaj lindi në Sllovaki, në vitin 1927. U dorëzua prift në vitin 1950 dhe më 1965 u zgjodh episkop i Presovos.