Fjeti Ikonom Stavrofor Kosta Kotnani Tiranë
At Kosta Kotnani lindi
më 25 prill 1907 në
fshatin Polenë të rrethit
të Korçës. Qysh në vogëli
mbeti jetim ndaj, për
rritjen e tij u kujdes gjy-
shja, e cila e edukoi edhe
me dashurinë për Zotin.
Pasi mbaroi shkollën
fillore, nevojat ekonomi-
ke e detyruan të punonte.
Megjithëse familja kishte nevojë, ai Kishën nuk e
ndau aspak, por të dielat dhe të kremtet ishte i
pari së bashku me priftërinjtë. Nga dashuria e
madhe për Zotin, At Kosta që në fillim leçiste
apostullin dhe më vonë u bë psalt i parë, gjatë një
kohe prej më se 35 – vjeçare.
Në vitin 1960 familja e At Kostës u vendos në
qytetin e Korçës, pas një tërmeti të madh dhe atje
vazhdoi të kontribuonte si psalt. Meqë kishte
nevojë për klerikë, u dorëzua si dhjak më 1.1.1964
dhe si prift një javë më vonë, nga episkopi
Damiano. Megjithëse ndjekjet ndaj Kishës kishin
filluar, ai për asnjë çast n,uk mori parasysh
vështirësitë, por me durim e këmbëngulje kryente
Liturgjitë Hyjnore dhe zhvillonte misteret e
shërbesat fetare jo vetëm në Korçë, por dhe në
fshatrat, ku kishte nevojë.
Ndalimi i fesë e dëshpëroi pa masë, dhe madje,
kur i erdhi urdhri për të prerë mjekrën, qau si
fëmijë, por shpresën nuk e humbi asnjëherë. Kur
disa e ngacmuan, duke thënë: “Uratë, ku e ke
Zotin, ku e ke rason dhe meshët?” – ai iu përgjigjej:
“Kjo është një ëndërr e keqe dhe do të shkojë. Unë
nuk do të vdes pa e vënë dhe njëherë rason e
petrahilin…” Dhe pas shumë peripecish e vuajtjesh
shpirtërore, si për të gjithë besimtarët, edhe për
papa Kostën erdhi ora e shumëpritur.
Liria e besimit e gjeti në moshën 85 – vjeçare.
Por, At Kosta u rinua dhe nuk mori parasysh moshën
dhe vështirësitë. I pari, së bashku me shumë
besimtarë të tjerë, si Sotir Bambuli, At Jani
Trebickën, atëherë laik, Andrea Velon (psalt), motrat
Cico e motrën Berta, zhvilluan shërbesën e parë të
Bekimit të ujit, në vendin, ku sot ngrihet kisha e
Trinisë së Shenjtë. I vetëm, pa ndonjë klerik tjetër,
zhvillonte Liturgjitë Hyjnore edhe në ditët e ftohta
të dimrit, jo vetëm në Korçë, por dhe në fshatrat, si
në Polenë, Boboshticë, Terovë, Ravonik, Mborje etj.
Më vonë zbriti nga fshati Dardhë edhe Papa
Kristo Raci dhe që të dy vazhduan punën e nderuar
e të shenjtë, duke forcuar Kishën dhe pritur me
nderime të dërguarin Eksark të Patrikanës
Ekumenike, Hirësinë e Tij Anastasin, sot Kryepiskop
i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Meqenëse vitet
bënin të tyren, Papa Kosta nuk u nda nga Kisha. Ai
gëzohej për sukseset që arrinte ajo dhe shembullin
e tij nga kjo familje e ndoqi i biri, At Ilia. Kohët e
fundit të jetës mori një tjetër gëzim të madh, krijimin
e Sinodit të Shenjtë dhe ardhjen e Mitropolitit të ri
të Korçës, Imzot Joanit .
At Kosta fjeti në paqe të plotë më 21 dhjetor, me
nderime e respekt, jo vetëm nga të afërmit e
besimtarët, por edhe nga të gjithë sa e njihnin dhe i
njihte.
Për meritat që pati në shërbimin fetar, ai u nde-
rua nga Kryepiskopi Anastas me gradën Ikonom
Stavrofor.