Në moshën 96-vjeçare, më 12 dhjetor 2010, ditën e shën Spiridhonit, fjeti atë Gaqi Petri. Të shumtë janë besimtarët që e kanë njohur dhe kanë marrë bekimet e këtij prifti të urtë e të përulur gjatë gjithë shërbimit të prif- tërisë së tij. Veçanërisht gjatë këtyre viteve pas ardhjes së demokracisë shkëlqeu edhe një herë më fuqishëm da- shuria dhe zelli priftëror i atë Gaqit për t’i shërbyer Perë- ndisë dhe besimtarëve të Tij.
Atë Gaqi lindi në fshatin Bellovodë të rrethit të Korçës në një familje me tradita të lashta orthodhokse, më 13 maj 1914. U rrit në gjirin e familjes e të kishës me dashu- rinë ndaj të afërmve dhe Pe- rëndisë. Ne rini jetoi kohë të vështira ekonomike e sho- qërore, por kjo jetë e kaliti dhe e burrëroi shpejt duke
e bërë më të dashur e më të dhembshur. U njoh me të shoqen më vonë priftëre- shë dhe në vitin 1946 vu- në kurorë në kishë. Në fshat kreu punët e bujkut, por gjith- një ndenji pranë kishës e Perëndisë dhe Zotit tonë Jisu Krisht. Shtatë vjet më vonë e thirri shërbimi i priftërisë dhe ai e pranoi me kënaqësi.
Më 8 mars 1953 u dorë- zua prift nga episkop Filo- theu, në kishën e Shën Gjer- gjit në Korçë dhe u caktua të shërbejë në enorinë që për- mblidhte fshatrat Bellovodë, Gjanç e Floq të vendlindjes. Në këtë enori shërbeu vetëm tre vjet, se u thirr prej epi- skopit e u dërgua në manastirin e Shën Kollit në Ka- menicë. Aty shërbeu afro dhjetë vjet, deri në mbyllje të tij. Në këtë kohë erdhën dy urdhëresa njëra pas tje- trës. Në të parën thuhej që klerikët duhej të linin rrobën priftërore me urdhër të qeve- risë dhe e dyta, të drejtohe- shin në zyrën e punës për të kërkuar punë. Në këtë ko- hë ishin lindur e po rriteshin e po shkolloheshin tre fëmi- jët e atë Gaqit.
Atë Gaqi u detyrua të
dalë në punë. Për klerikët të cilët shikoheshin si “ma- shtrues të popullit”, sipas propagandës komuniste ateiste ishte e vështirë edhe gjetja e punës së përshtat- shme. E dërguan punëtor në ndërmarrjen e mirëmbajtjes Rruga-Ura në Korçë dhe para pensionit edhe roje. Be- simtarët, por edhe njerëzit e tjerë tregonin respekt e nde- rim të veçantë.
Gjatë këtyre viteve atë Gaqi kreu fshehurazi tek besnikë të shumtë shërbe- sa të ndryshme si pagëzi- me, kurorëzime e përshpir- tje. Korça vazhdimisht ka qenë shquar për tradita të shkëlqyera në besimin e kri- shterë. Në Korçë atë Gaqi vazhdoi të mbajë kontakte me besimtaret e njohura, motrat Cico. Bisedat që zhvi- llonin në mes tyre forconin gjithnjë e më shumë besimin dhe shtonin dashurinë ndaj Perëndisë në kushte të tilla si ato që po jetonin. Në vitin 1974 doli në pension me një rrogë minimale qesharake. Vitet e punës si klerik nuk kishte si të njiheshin, se sis- temi komunist deshi ta zhdukte me rrënjë edhe fja-
lët fe e institucion fetar.
Meqë fëmijët u shkollu- an e morën rrugë të mbarë falë edhe edukatës së dhë- në prej prindërve u caktuan me punë në Elbasan e Tira- në u detyruan që edhe pri- ndërit të shkonin pas tyre. Në Tiranë atë Gaqi tanimë ra në kontakt me Koço Fe- shtin, Dhimitër Bedulin, Spiro Findikun e të tjerë. Atë Kozma Qirjo vinte në Tiranë tek ai dhe fshehurazi zhvillonin Liturgjinë Hyjno- re, kryenin Shërbesën e Ngjalljes e këndonin me zë të ulët “ Krishti u ngjall së vdekurish…”.
Fillimi i demokracisë dhe më pas ardhja e Krye- piskopit Anastas si eksark e më pas pranimi tij prej Pa- triarkanës e besimtarëve orthodhoksë, e rilindën atë Gaqin. Edhe pse i moshuar shërbeu me përkushtim e devocion në kishë, duke fi- lluar edhe një herë jetën nga e para. Qe kryetar i këshillit të parë kishtar të kishës së Tiranës dhe pjesëtar i grupit përfaqësues të besimtarëve orthodhoksë shqiptarë në Patriarkanën Ekumenike, për të kërkuar emërimin e Ek-
sarkut, prof. dr. Anastasit si Kryepiskop të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Vitet e demokracisë qe- në të vështira, por që i dha- në jetë atë Gaqit të moshu- ar. Për afro dhjetë vjet tok me priftëreshën shkuan e jetuan përsëri në manastirin e Shën Kollit në Kamenicë. Atje gjeti kujtimet e para e jetoi me to. U afrua më pra- në Perëndisë e Zotit Krisht. Fjetja e priftëreshës e trish- toi shpirtin e bukur të atë Gaqit. Ai u detyrua të vijë në Elbasan te vajza e madhe.
Nuk e harroi kurrë Kor- çën e tij të dashur. Në ças- tet e fundit para fjetjes la amanet: “Trupin tim shpjer- mani në fshatin tim të lin- djes Bellovodë, se për shpir- tin do të kujdeset Perëndia i Tërëlartë.” Dhe kështu u bë. Shërbesa e Përshpirtjes u krye në Kishën Katedrale “Ngjallja e Krishtit” të Kor- çës dhe u drejtua nga Hirësi Joani. Atë Gaqi Petri shkoi të prehet tok me gjithë shërbë- torët e zgjedhur nga Perëndia si besnikë të dashur të Tij.
Atë Stavri Çipi