Dritë nga Ungjilli
Fjalë të Pasme të Perëndinjeriut, Zotit tonë Jisu Krisht
Ua tregova emrin tënd njerëzve që më dhe nga bota; të tutë ishin, e mua m’i dhe; dhe ata e ruajtën fjalën tënde. Tani e njohën se gjithë sa më ke dhënë, janë prej teje; sepse fjalët që më dhe, ua dhashë atyre; dhe ata i morën, dhe njohën me të vërtetë se prej teje dola, dhe besuan se ti më dërgove.
Unë për ata lutem; nuk lutem për botën, po për ata që më dhe, se janë të tutë. Dhe të gjitha të miat janë të tuat dhe të tuat të miat; dhe unë u lavdërova në to. Dhe nuk jam në botë; por këta janë në botë, dhe unë po vij tek ti. Atë i shenjtë, ruaji në emrin tënd ata që m’i dhe, që të jenë një, si ne. Kur isha me ta në botë, unë i ruaja në emrin tënd; ata që ti më dhe i ruajta, dhe asnjëri prej tyre nuk humbi, veç biri i humbjes, që të përmbushet Shkrimi. Dhe tani po vij tek ti; dhe këto i flas në botë, që të kenë në vetvete gëzimin tim të plotë. Unë u dhashë atyre fjalën tënde; dhe bota i urrejti, se nuk janë nga bota, siç nuk jam unë nga bota. Nuk të lutem që t’i marrësh nga bota, por që t’i ruash ata nga i ligu. Nuk janë nga bota, siç nuk jam unë nga bota.
Shenjtëroi ata me të vërtetën tënde: fjala jote është e vërteta. Siç më dërgove mua në botë, edhe unë i dërgova ata në botë. Dhe për ata unë shenjtëroj veten time, që dhe ata të jenë të shenjtëruar me të vërtetën. Unë nuk të lutem vetëm për këta, por dhe për ata që do të më besojnë me anë të fjalës së tyre: që të jenë të gjithë një, si ti, o Atë, tek unë, e unë tek ti, që edhe ata të jenë një tek ne; që bota të besojë se ti më dërgove. Dhe unë u dhashë atyre lavdinë që më dhe mua, që të jenë një, siç jemi ne një; unë tek ata dhe ti tek unë, që të jenë të përsosur në një dhe që bota ta dijë se ti më dërgove, dhe i deshe ata, siç më deshe mua.
O Atë, dua që ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më dhe ti, që të shikojnë lavdinë time, që ma ke dhënë ti; sepse më deshe para se të themelohej bota.
O Atë i drejtë, megjithëse bota nuk të njohu, unë të njoha; dhe këta e njohën se ti më dërgove. Dhe u bëra atyre të njohur emrin tend dhe do ta bëj të njohur, që dashuria, me të cilën më deshe mua, të jetë ndër ta, dhe unë tek ata.