Ava Dhorotheu i Gazës:
“Përligjja dhe kritika i përkasin vetëm Perëndisë. Vetëm Ai di gjendjen, fuqinë, punët, hiret, temperamentin, aftësitë. Dhe vetëm Ai di të gjykojë secilën prej tyre… Ai që i krijoi të gjitha, i bëri të gjitha dhe i di të gjitha… Ti pe mëkatin (e vëllait), ndërkaq pendimin e tij nuk e di…”
Oshënar Nili i Ankarasë:
“Kur mëkaton i afërmi yt të psherëtish, që të mund të psherëtish edhe për veten tënde. Të gjithë jemi përgjegjës për mëkatin”.
Oshënare Theodhora:
“Mos përqesh rënien e të afërmit tënd, por qa dhe ngushëllohu. Nëse dëgjon se disa jetojnë keq, të lutesh për ta”.
Isaak Siriani:
“Duaji mëkatarët pa imituar veprat e tyre, por edhe pa i përbuzur për të metat e tyre. Përndryshe rrezikon të biesh edhe vetë në të njëjtat tundime me ta”.