Ava Pavli:
“Ndjej veten time vazhdimisht të zhytur deri në grykë në llumin e mëkatit dhe qaj, duke i thirrur Iisuit me gjithë fuqinë e zemrës sime: Zot, mëshiromë”.
Ava Moisiu:
“Nëse ramë në mëkat trupor, le të pendohemi dhe le të vajtojmë tani përpara se të na arrijë vaji i dënimit tonë të frikshëm”.
Shën Andoni i Madh:
Duke u mësuar nxënësve të tij fuqinë e pendimit thoshte: “Nëse dëshiron, njeriu mund të arrijë shenjtërimin nga lindja deri në perëndim të diellit”.