EmailFacebookKontakt

Fjalë të arta

Shën Athanasi i Madh:

“Nuk mund të fitojmë virtytin dhe të evitojmë të keqen me rrugë tjetër veç asaj të studimit të Shkrimit të Shenjtë. Do të neglizhoj leximin e Shkrimeve? Po atëhere si do të arrij diturinë? Nga do të mësoj atëhere të besoj? Si do të studioj dhe do të mësoj porositë e Mbretërisë së Qiejve?”

Një at i Kishës thotë:

“Nëse dikush të shan, ti bekoje. Nëse ai e pranon bekimin, është mirë për të dy juve. Por në rast se nuk e pranon, ti merr nga Perëndia bekimin dhe atij i mbetet sharja”.

Oshënar Makarios:

“Sa më shpesh që të sjellim ndër mend të keqen që mund të na kenë shkaktuar vëllezërit tanë, aq më shumë e largojmë mëndjen nga Perëndia. Kur i harrojmë menjëherë, demonët nuk guxojnë të na tundojnë”.