Shën Joan Gojarti:
“Dashuria është rrënja dhe burimi dhe nëna e gjithë të mirave. Rrënjë nga e cila mugullijnë të gjithë degët e virtytit. Burim nga burojnë shumë ujëra të bekuara. Nënë që shtrëngon në prehërin e saj të gjithë sa shkojnë tek ajo”.
Ava Agathoni:
Pyetën Ava Agathonin se si shprehet dashuria e sinqertë për të afërmin dhe ai i lumuri që kishte fituar mbretëreshën e virtyteve në shkallë të përsosur u përgjegj: “Dashuria është të gjesh një njeri leproz dhe me kënaqësi t’i japësh trupin tënd dhe nëse do të jetë e mundur të marrësh të tijin”.
Shën Joani i Shkallës:
“Dashuria dhe Përulësia janë një çift i shenjtëruar; njëra e ngre shpirtin lart, ndërsa tjetra mban fort dhe nuk i lë të bien ata që u lartësuan me dashurinë”.