EmailFacebookKontakt

Fjalë të arta

“Gjendesh brenda një dhome të errët dhe lëviz duart e tua duke u përpjekur në këtë mënyrë të dëbosh errësirën. Por errësira nuk ikën kështu. Hap dritaren që të hyjë drita dhe vetëm atëhere do të iki errësira. Drita është ajo që do ta dëbojë. Të studiojmë, pra, Shkrimin e Shenjtë, Jetët e Shenjtorëve, Etërit; kjo është drita që do të dëbojë errësirën”.

“Për Perëndinë nuk ekzistojnë probleme pa zgjidhje. Vetëm që ne nuk kemi durim. Dhe s’kemi durim ngaqë s’kemi besim. Nëse do të kishim besim të thellë dhe jo sipërfaqësor, atëherë edhe durim do të kishim edhe zgjidhje do të kishim për problemet tona… Asgjë nuk është mbi Zotin tonë. Ai dhe vetëm Ai është mbi të gjitha! Dhe nga Ai varen të gjitha!…”.

“Unë, të kam thënë që të kërkosh vetëm shpëtimin e shpirtit. Domethënë, të kërkosh, të bëhesh trashëgimtar i Mbretërisë së Përjetshme të Qiejve dhe të gjithë të tjerat t’i lësh në gjykimin e Perëndisë… Për mua, lutja ‘o Zoti ynë Isu Krisht mëshiromë’, i thotë të gjitha. Mjafton që ta thuash me besim dhe përkushtim….”.