FJALE TE ARTA
Njëherë, një Jerond donte të provonte
murgjit e një skiti. Hyri në kopshtin e
tyre dhe me një shkop në dorë fllloi të
shkatërronte një nga një të gjitha
lakrat që kishin mbjellë ato. Murgjit
e panë, por nuk i thanë asgjë. Kur ki-
shte mbetur vetëm një lakër e vetme,
dhe kur Jerondi ishte gati për ta
goditur edhe atë, del përjashta murgu
më i ri dhe i thotë me shumë respekt:
-1 bekuar jerod, lëre atë që të gatuaj-
më diçka, për t’ju mikpritur sonte.
Tradita na thotë, se Apo
stull Jakovi, vëllai i Un-
gjillorit Joan, në çastin
që po e shpinin për t’u
martirizuar, takon në
rrugë atë që e kishte tra-
dhëtuar. E ndaloi dhe e
puthi, duke i thënë: –
Paqësohu, vëlla…
Ky i fundit, duke parë
këtë gjest u mrekullua
dhe thërri me entuziazëm:
– Që sot, edhe unë jam i
krishterë.
Kur të viziton ndonjë vëllai yt, dëboje
zemërimin nga fytyrajote, këshillon një
Jerond, duke e fshehur atë brenda
zemrës tënde. Pasi ai të largohet, duhet
t.i sjellësh përsëri, që ta shohin
demonët dhe frikësohen të afrohen.
Tre jerondë shkonin njëherë në vit tek
Ava Andoni, për të mësuar nga Oshë-
nari i Madh. Dy prej tyre i bënin pyetje
të ndryshme rreth ushtrimit të shpirtit
e të trupit. Kështu, edhe Oshënari iu
përgjigjej me fjalët e tij
të mençura. I treti dë-
gjonte gjithmonë i he-
shtur e pa bërë asnjë py
etje. Njëherë e pyeti
Oshënari:
– Vëlla, keni kaq vjet që
më vizitoni dhe kurrë
nuk më keni bërë pyetje?
Nuk dëshiron të mësosh
ndonjë gjë?
– Më mjafton vetëm t’ju
shoh, Ava, iu përgjigj ai.
Ava Isaku shpesh, thoshte: – Nuk lejova
që të më kalonte nëpër mend ndonjë
paragjykim ndaj vëllait, që të më
mërziste. Veçse u përpoqa që të mos ta
lë vëllain tim të shkojë në qelinë e tij,
duke pasur ndonjë paragjykim për
mua.
Një murg rishtar shkon njëherë tek
Jerondi, për të marrë udhëzime.
Biseduan së bashku për shumë gjëra
rreth jetës së re. Duke u larguar
rishtari i thotë:
– Më falni Jerond, që ju ndërpreva
lutjen tuaj me vizitën time sot.
– Lutja ime, biri im, ju përgjigj gjithë
mirësi Jerondi, është që të të shpie në
qelinë tënde të qetë shpirtërisht.
Mbas këtij pohimi ju pre koka edhe
atij, së bashku me Apostullin.
Një besimtar, në kohën e përndjekjeve
të Kishës, u tradhëtua nga një skllav.
Pasi e kapën idhujtarët, e torturuan
dhe e shpunë jashtë qytetit, për t’i pre-
rë kokën. Rrugës rastisi të shihte sklla-
vin që e tradhëtoi. Sapo e pa, nxori una-
zën e florinjtë, dhe la dha atij, duke i
shtrënguar dorën me mirënjohje e du
ke i thënë: Të falenderoj që u bëre
shkak, për të pasur një nder kaq të madh,
që të bëhem martir i Krishtit tim.
Kur i jep lëmoshë vëllait tënd, thoshte
Ava Isaia, të mos e ngresh zërin, me
qëllim që të mos humbasësh shpërbli-
min e mirënjohjes.