EmailFacebookKontakt

Fjala përshëndetëse e Kryepiskopit të Amerikës, Dhimitrit: Këtu kemi ikonën e qartë dhe të gjallë se çfarë do të thotë Ngjallje

Fjala përshëndetëse e Kryepiskopit të Amerikës, Dhimitrit

Këtu kemi ikonën e qartë
dhe të gjallë se çfarë do të thotë Ngjallje

Fortlumturia Juaj, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, z. Anastas,

Shkëlqesia Juaj, President i Republikës, Shumë të nderuar Mitropolitë, Episkopë, vëllezër klerikë të kësaj Kryepiskopate të shenjtë,

Popull i shtrenjtë besimtar, të ftuar, autoritete publike që merrni pjesë me ne në këtë eveniment,

Jemi këtu së bashku, Mitropoliti Meliton i Filadelfias, nga Konstandinopoja dhe unë që vij nga Nju Jorku. Dua t’ju siguroj, se pas dy ditësh, kur të kthehemi në Amerikë do t’u them njerëzve atje se duhet të vijnë në Shqipëri, për të parë gjëra që ndoshta nuk i kemi as ne në Amerikë. Ndaj ju falënderojmë Fortlumturia Juaj dhe vëllezër të shtrenjtë, që na dhatë mu- ndësinë të marrim pjesë në këtë celebrim kaq të mrekullueshëm. Jo vetëm për 20-vjetorin e zgjedhjes së Kryepiskopit Anastas, por dhe për çeljen e dyerve të kësaj kishe kaq të mre- kullueshme.

Kur flasim për ngjalljen, shpesh në mendje kemi një konceptim mjaft teorik se çdo të thotë ajo. Po këtu kemi ikonën e qartë dhe të gjallë se çfarë do të thotë Ngjallje, kur nga gërmadhat ngrihet një kishë kaq e mrekullueshme.

Unë ju respektoj ju Fortlumturi dhe vëllezër të dashur, dhe për hir të kohës së kufizuar, tempe- raturave të larta, nuk mund t’i shpreh të gjitha ato që kisha për të thënë në një eveniment të tillë.

Kryepiskopi Anastas është shumë i njohur për respektin ndaj njerëzve, ndaj do ta imitoj e do t’ju respektoj ju dhe kohën në dispozi- cion. Por më lejoni të them dy fjalë në shtesë të përshëndetjes shumë të ngrohtë të Patriarkut Ekumenik, me të cilin fola në telefon dhe në emër të vëllezërve e motrave nga Amerika.

Dua t’ju them se unë dhe Kryepiskopi Anastas jemi miq të ngushtë prej 65 vjetësh. Ky Kryepiskop kishte ëndërr përhapjen, lëçitjen e Ungjillit që kur ishte nxënës i shkollës së mesme. Dhe megjithëse ai punoi në Afrikë e në vende të ndryshme, ëndrra e tij e vërtetë për t’u bërë misionar apostolik u realizua kur ishte 61 vjeç; kur u bë Ekzark e më pas kur u fronëzua si Kryepiskop i Shqipërisë. Ky është vendi, Shqipëria, ku ëndrra e Kryepiskopit Anastas u kthye në realitet.

Po e mbyll me një thënie nga profeti Isaia: “Drejtues i vërtetë është ai që është një dëgjues i vëmendshëm”. Ky Kryepiskop është një dë- gjues i kujdesshëm i fjalëve dhe dhimbjes së njerëzve dhe i asaj çka i thotë atij Perëndia. Në shtesë të kësaj, së dyti, një udhëheqës i mi- rë është dhe një këshilltar i shkëlqyer. Kryepi- skopi është një këshilltar shumë i mirë, sepse është edukator, bari, profesor, ai e ka mundësi- në për të dhënë këshilla të mira. Ai ka urtësi dhe e jep këtë urtësi. Ka dhe një karakteristikë të tretë, të asaj çka duhet të jetë një udhëheqës i mirë, përveçse një dëgjues dhe këshilltar i mirë. Sipas Isaisë ai duhet të jetë një arkitekt i urtë. Për të parë këtë, ju nuk keni nevojë të shkoni tjetërkund, po mjafton të shkoni në Qendrën Diagnostike, në Qendrën Sinodike, në Qendrën “Thavor”, të vini dhe të rrini në këtë ndërtesë këtu, për të parë se ai është me të vërtetë një arkitekt i ditur.

Falënderojmë Perëndinë bashkë me ju për këtë kishë. Dhe urojmë Kryepiskopin Anastas që të jetë edhe më shumë një dëgjues i mirë, një këshilltar i mirë dhe një arkitekt i ditur për hir të kësaj Kishe.

Kryepiskopit Anastas të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, të zgjedhur nga Perë- ndia, të shumta i qofshin vjetët. Faleminderit për gjërat e mrekullueshme që na dhatë sot!

Si një akt simbolik për të shfaqur dashurinë dhe admirimin tonë, kemi diçka nga Patriarku Ekumenik dhe nga Kryepiskopata e Amerikës. Është një send i veçantë, një ikonë e apostullit Pavël, në formën e një engolpioni. Ajo është realizuar në mikromozaik, me 1500 copa të vogla gurësh e perlash. Duke qenë në një kishë të mrekullueshme, me një mozaik aq të mre- kullueshëm atje lart, ne i ofrojmë një mikro- mozaik…